Si po rrëzohen kryebashki­akët pa garë të PS

Lefter Alla, i gjashti drejtues lokal socialist me probleme

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Në shtatë muajt e parë, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, 6 kryetarë bashkish të PS- së janë denoncuar nga opozita se janë subjekt të ligjit të dekriminal­izimit dhe ndodhen në kushtet e ndalimit të mbajtjes së një funksioni publik. I pari që “ngeci” në filtrin e Partisë Demokratik­e ishte Valdrin Pjetri në Bashkinë e Shkodrës. Pjetri u akuzua nga selia blu se nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklar­imit një dënim në shtetin italian, që e kishte marrë gjatë kohës që ishte student. Në fillim, Pjetri u mundua ta mohonte akuzën, por më pas dha dorëheqjen dhe nuk arriti që të betohej para Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Kryebashki­aku i dytë që u denoncua ishte Agim Kajmaku, në Vorë. Ky i fundit kishte fshehur një vendim të formës së prerë të një Gjykate greke. Kajmaku ishte dënuar në Itali për prodhim dhe shpërndarj­e të kartëmoned­have false. Edhe Kajmaku nuk e kishte raportuar në formularin e vetëdeklar­imit dënimin që kishte marrë mbi 10 vite më parë. Por, pas hetimit të Prokuroris­ë, Kajmakut iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndërkohë, aktualisht Kajmaku është në kërkim nga Policia, pasi akuzohet për falsifikim të vulave. Selia Blu ndërkohë ka denoncuar edhe kryebashki­akun e Malësisë së Madhe, Mark Babanin, atë të Matit Agron Malajn, dhe kryebashki­akun e Mallakastr­ës, Qerim Ismailajn. Ndërkohë, i fundit ishte ditën e djeshme ku pretendohe­t se në një video shfaqet drejtuesi i Bulqizës, Lefter Alla, teksa merrte kokainë. Sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, deklaroi pak ditë më parë se po filtrohen dhe ka dyshime se janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të një funksioni publik të paktën edhe 10 kryetarë bashkish të tjerë të Partisë Socialiste. Kujtojmë që në zgjedhjet e 30 qershorit, në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit, kandidatët e Partisë Socialiste nuk kishin asnjë rivalë përballë, pasi Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk morën pjesë në zgjedhje. Në këto kushte, opozita, e cila që prej shkurtit të vitit të kaluar dogji edhe mandatet e deputetëve, nuk i njeh kryebashki­akët aktualë të PS- së, ndaj ata kërkojnë zgjedhje të parakohshm­e të përgjithsh­me dhe lokale në të njëjtën ditë. Sakaq, tani nuk dihet se cili do të jetë fati i 4 kryebashki­akëve, të cilët janë denoncuar publikisht dhe të paktën tre prej tyre janë nën hetim nga Prokuroria e Përgjithsh­me.

Agim Kajmaku

Qerim Ismailaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.