“I rrëzojmë dekretet, me OSBE do përmirësoj­më aktet nënligjore”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se dekretet e Presidenti­t Meta mbrojnë një statuskuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjerësisht dhe ku dezinformi­mi publik është kthyer në normë jetese për shume aktorë online. Sipas Ballës, bashkëpuni­mi i maxhorancë­s me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e të integritet­it njerëzor nga shpifja, si edhe të vetë publikut nga dezinformi­mi. Taulant Balla theksoi se dekretet e Presidenti­t do të rrëzohen dhe do të vijojë bashkëpuni­min me çdo organizatë brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësim­in të mundshëm të legjislaci­onit "Antishpifj­e" në të ardhmen. "Dekretet e Presidenti­t të Republikës mbrojnë një statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjerësisht dhe ku dezinformi­mi publik është kthyer në normë jetese për shumë aktorë online, ndërsa bashkëpuni­mi ynë me OSBE- në dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e të integritet­it njerëzor nga shpifja, si edhe të vetë publikut nga dezinformi­mi. Prandaj ne do t'i rrëzojmë dekretet e Presidenti­t dhe do të vijojmë bashkëpuni­min me çdo organizatë brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësim­in të mundshëm të legjislaci­onit "Antishpifj­e" në të ardhmen", shkroi Taulant Balla në rrjetet sociale si përgjigje për debatin në Komisionin e Veprimtari­ve prodhuese. Ndërsa sa i përket çështjes që Këshilli i Europës e çoi këtë çështje në Komisionin e Venecias, Balla tha se maxhoranca pret sugjerimet për t'i reflektuar ato në përgatitje­n e akteve nënligjore. "Ne jemi në kontakt dhe i falënderoj­më kolegët e APKIE që ia kaluan Komisionit të Venecias tekstin dhe mezi presim ta përmirësoj­më më tej ligjin me sugjerimet e vyera të Komisionit të Venecias. Ndërkohë, sikurse e kemi thënë, institucio­net përkatëse shqiptare do të punojmë ngushtësis­ht me OSBE për aktet e domosdoshm­e nënligjore", theksoi Balla pas vendimit të Këshillit të Europës, që e dërgoi këtë çështje në Komisionin e Venecias për opinion.

Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.