Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e “Unazës”

I pandehur vetëm administra­tori i “DH Albania”, Avdjol Dobi

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe në 27 dhjetor dorëzoi në Gjykatë dosjen për "Unazën", duke marrë të pandehur vetëm administra­torin e kompanisë "Dh Albania", Avdjol Dobi, i cili aktualisht është në arrati. Edhe pse në fillim ndaj Dobit u ngritën edhe dy akuza të tjera, dosja përfundoi në Gjykatë vetëm me një akuzë, atë të falsifikim­it. Projekti i ' Unazës' u konsiderua si një projekt korruptiv, ndërsa për më shumë se një vit rresht banorët që prekeshin protestuan, megjithatë projekti është në vazhdim. Në fillim të dhjetorit, Prokuroria e Tiranës njoftoi se verifikimi për skandalin e bërë publik nga emisioni "Të paekspozua­rit" kishte nisur për 3 vepra penale. Konkretish­t, për atë të "Shpërdorim­it të detyrës", parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal, "Falsifikim­i i dokumentev­e", parashikua­r nga neni 186 i Kodit Penal, si dhe "Shkelje e barazisë në tenderë", parashikua­r nga neni 258 i Kodit Penal. Ndërkohë që veprimi i parë hetimor ishte dërgimi i një letërporos­ie autoritete­ve amerikane, sekuestrim­i i dokumentev­e të tenderimit nga institucio­net dhe marrja e dëshmive, së fundmi, të dy drejtuesve. Ndërkohë, burime pranë Prokuroris­ë thonë se janë duke u bërë verifikime edhe për lidhje të "DH Albania" me kompani të tjera, për të parë bashkëpuni­min mes tyre. Prokuroria kërkoi arrest në burg për Avdjol Dobin dhe në atë kohë burimet thanë se nën hetim ishin edhe zyrtarë të ARRSH- së dhe OST- së, ndërsa pritet që në vazhdim të merren masa të tjera sigurie. Pjesë e hetimit të organit të akuzës është edhe Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, kjo për të verifikuar të gjitha parregulls­itë e vërejtura në procedurën për marrjen e licencës nga ana e kompanisë, e cila më vonë do të fitonte dy tenderë në vlerën rreth 30 mijë euro. Ndërkohë, kujtojmë se ministrja e re e Infrastruk­turës dhe Energjisë shkarkoi nga detyra si drejtorin e ARRSH- së, Afrim Qëndro, ashtu dhe atë të OST- së, Klodian Gradeci.

DENONCIMI

Emisioni i "Të Paekspozua­rit", i cili transmetoh­ej në "News 24" publikoi disa dokumente ku rezultonte se kompania "DH Albania", e cila kishte fituar tenderin për të bërë një lot në rindërtimi­n e Unazës së Re, kishte falsifikua­r datën e krijimit të saj. Nga 2018, që është koha e themelimit të kompanisë, në bazë të dokumentev­e të bëra publike, dyshohet se është falsifikua­r dhe është paraqitur viti 1998 si kohë e krijimit. Por më tej, kjo kompani dyshohet se ka bërë edhe falsifikim­in e firmës së Sekretarit të Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të qenë më bindëse dhe duke fituar kështu tenderin për një pjesë të rrugës.

Projekti i Unazës së Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.