Tërmeti, Rama: Brenda vitit, familjet e prekura në fshat në shtëpi të re

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Kryeminist­ri Rama tha dje se qeveria po punon që brenda këtij viti të gjitha familjet në fshat që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti, të sistemohen në banesa të reja. Rama ishte dje në Zall- Herr në shtëpinë e rindërtuar dhe të mobiluar nga e para të familjes së Riza Tafës, ku pas tërmetit të 21 shtatorit kjo familje mbeti në qiell të hapur. Kryeminist­ri Rama, teksa i dorëzoi çelësin e shtëpisë vajzës së familjes, Xhensilës, tha se "ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë. Ne duam që si kjo familje, të gjithë familjet që humbën banesën e tyre individual­e nga tërmeti i madh, të hyjnë në shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin, brenda këtij viti në të gjitha zonat jashtë qytetit". "Ne kemi plot që janë në çadër dhe presin shtëpinë. Duhet t'ua ndërtojmë patjetër, nuk mund t'i lëmë në çadër. Po bëjmë planet e ndërtimit të të gjithave, pasi duam ta bëjmë gjithçka më mirë, ashtu siç jeni ju këtu, që është më mirë se ç'ishte shtëpia ekzistuese", u shpreh Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se "kur mendon që kanë kaluar shumë pak kohë dhe fillojnë ankohen e nuk ankohen ata që janë në çadër, por ata që rrinë në kafe dhe shikojnë televizor e bëjnë muhabete, ndërkohë që sot në Itali, që është gjithë ajo fuqi, janë nëpër kabina dhe presin shtëpitë, sot pas 15 viteve nga tërmetet atje". Ne duam që grupin e atyre që kanë shtëpitë individual­e ta mbyllim brenda këtij viti, të gjithëve t'u krijojmë mundësi që të kenë një shtëpi më të mirë se ajo që kishin brenda këtij viti". Kreu i qeverisë, duke bërë një koment për vizitën e tij në Ukrainë, tha se nuk duhet të harrojmë se nga e kemi nisur. Rama tha se, "dje, kur shkuam atje te zona e konfliktit në Ukrainë, thosha me vete që shpeshherë dhe kështu është se njeriu harron shumë dhe e harron të keqen shpejt, mirë bëmë që i bëjmë krahasimet me Gjermaninë dhe Francën. Por kur shikon sesi jetojnë njerëzit dhe kur mendon si kemi qenë jo shumë më larg se përpara". "Më tha bukur njëri ' Ishim të lumtur, por nuk e dinim', tani ata jetojnë këtë situatë katastrofi­ke me një urë dykalimshe për njerëz, ku 10 mijë veta në ditë kalojnë nga një anë e urës deri në anën tjetër për të marrë pensionin, ilaçet me dy palë ushtarë, me dy palë flamurë me snajper që gjuanin. Patjetër që ne nuk mund të kënaqemi me asgjë dhe duhet të bëjmë çmos që të ketë më shumë, por duhet të shikojmë pak edhe mbrapa, se nga jemi nisur dhe çfarë pune është bërë, se sa njerëzit e kanë ndryshuar jetën e tyre", theksoi Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.