Në Lezhë u dëmtuan 1200 ndërtesa, 70 të pabanueshm­e

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Gjatë javës së fundit janë larguar afro 500 banorë të Kurbinit e Thumanës e të tjerë janë gati t'i lënë hotelet, por ende nuk kanë gjetur banesa me qira apo nuk u është lëvruar bonusi. Sipas banorëve, arsyeja që po lënë hotelet ku edhe ishin strehuar nga bashkia, është se jetesa në ambiente te tilla është e papërshtat­shme dhe mjaft e vështirë për ta. Sipas tyre, deri në një moment kur të gjejnë shtëpi me qira, do të qëndrojnë te të afërmit që nuk janë prekur nga tërmeti shkatërrue­s i 26 nëntorit. Ndërsa disa të tjerë janë munduar të gjejnë një banesë me qira në mënyrë që të "shpëtonin" nga jetesa në hotel. Ata pranojnë të jetojnë në një banesë me qira më të shtrenjtë sesa bonusi i dhënë nga bashkia, pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër jetese. "Unë sot e gjeta shtëpinë në Tiranë me çmim më të shtrenjtë se bonusi, por s'kam çfarë të bëj, pjesën tjetër do ta paguaj vetë. Po bëj gati rrobat dhe po largohem së bashku me familjen. Jam shumë e gëzuar që gjeta shtëpi, pasi një gjë e tillë është kthyer në një mision të vështirë, nuk gjen banesa", thotë një banore e Thumanës.

BANORËT NUK GJEJNË BANESA

Por në Shëngjin vijon të ketë ende banorë, të cilët nuk kanë gjetur banesa me qira dhe janë të detyruar të qëndrojnë aty. "Unë jam nga Laçi, pallati është nxjerrë i pabanueshë­m dhe ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me të. Ka ditë që po kërkoj shtëpi me qira, por s'kam mundur të gjej. Në Laç është e vështirë të gjesh shtëpi, pasi gati gjysma e qytetit është shkatërrua­r nga

Në hotelet e Shëngjinit kanë qenë të strehuar 1300 banorë të Bashkisë Lezhë, Kurbin dhe të Thumanës. Autoritete­t shtetërore kanë bërë të ditur se personat e strehuar në hotelet e Shëngjinit, do të qëndrojnë aty deri në sigurimin e banesave me qira, mision që duket mjaft i vështirë për shumë familje. Ndërkohë, theksojmë se në qytetin e Lezhës nga tërmeti mbetën të dëmtuara 1200 banesa, nga të cilat 70 të pabanueshm­e. Banorët e këtyre banesave u strehuan në hotelet në zonën e Shëngjinit, ku tashmë kanë filluar të largohen ditët e fundit. Ndërsa lidhur me qiratë e banesave në Lezhë, çmimet sipas agjencive janë rritur ndjeshëm, me rreth 30 për qind pas tërmetit, ndërsa numri i banesave me qira është shumë i tërmeti dhe nuk ka banesa. E vetmja shpresë se do të gjeja ishte nëpër fshatra, por aty ishin shumë shtrenjtë. Shteti ofron shumë pak lekë dhe s'kemi me çfarë t'i paguajmë shtëpitë se nuk kemi të ardhura", thotë një banor i Laçit. Në Shëngjin ka dhe banorë që ende nuk e kanë marrë bonusin e qirasë. Ata janë të detyruar që të qëndrojnë në hotele derisa të gjendet zgjidhje për ta. "Jemi këtu që prej tërmetit. Shtëpia na është shkatërrua­r komplet. Kam aplikuar për bonusin e qirasë, ulët në krahasim me kërkesat. "Numri i banesave me qira është shumë i kufizuar për shkak se pjesa më e madhe e pallateve janë dëmtuar nga tërmeti. Pak apartament­e janë vetëm tek disa pallate që janë ndërtuar vitet e fundit, që janë zënë shumë shpejt dhe çmimi i qirave është rritur shumë. Nëse një apartament 1+ 1 ka qenë 130 mijë lekë të u bë muaj. Na kanë thënë që është miratuar, por lekët s'na kanë kaluar akoma. Në këtë situatë, unë nuk kam si kërkoj për shtëpi. S'kam para të lëviz nga këtu, sepse jemi burrë e grua pa punë që prej tërmetit. Shpresoj që shteti të na japë sa më parë bonusin dhe të ndërhyjë për të na gjetur shtëpi, pasi nga ajo çfarë kam dëgjuar nga të tjerët më kanë thënë se është shumë e vështirë për të gjetur shtëpi me qira. Çmimi i qirave është rritur, por në zonën e Krujës edhe nuk gjen sepse pallatet e banesat janë vjetër, ka shkuar 150- 160 mijë lekë. Ndërsa një apartament 2+ 1 që ka qenë 160, ka shkuar 180- 200", janë shprehur agjencitë imobiliare. Në Qarkun e Lezhës janë dëmtuar 3,983 banesa, përfshirë dhe apartament­et në 126 pallate nga tërmeti i 26 nëntorit, ku 70 për qind e dëmeve janë në Bashkinë e Kurbinit. të shkatërrua­ra", thotë më tej një banore e Thumanës.

BANORËT: SHTETI TË NA GJEJË NJË STREHË

Qytetarët që vijojnë të qëndrojnë ende në hotele në Shëngjin, kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për t'u gjetur strehim dhe të largohen sa më parë nga hotelet. "Jemi të sëmurë burrë e grua. E kemi fituar bonusin, por nuk kemi mundësi të dalim dhe të kërkojmë shtëpi me qira për shkak të sëmundjes që kemi. Duhet shteti që të gjejë sa më parë strehim për ne, që të largohemi sa më parë nga hoteli, pasi as ne nuk kemi dëshirë të qëndrojmë këtu, por halli na detyron", thotë një banor i Laçit. Kur i pyet për rindërtimi­n e banesave, banorët kanë shumë pak shpresë se diçka e tillë do të ndodhë në një kohë të shpejtë. "Unë kam qenë te pallati që është shembur në Thumanë, aty ku pati edhe viktima. Kemi shpëtuar për mrekulli së bashku me familjen. Aty kemi humbur gjithçka, madje edhe dokumentet e shtëpive. Institucio­net na kërkojnë letrat, ne nuk kemi ku t'i marrim dhe po na sorollatin çdo ditë sa në një vend në tjetrin. Nuk kam aspak shpresë që banesat tona do të rindërtohe­n shpejt, pasi shoh një organizim jo të mirë. Deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret, ndaj edhe na ka humbur shpresa. Madje, edhe lekët për të paguar qiranë duhet t'i nxjerrim nga xhepi ynë sepse ai bonus që na kanë dhënë është shumë i ulët, duke iu referuar çmimit të qirave, që është rritur shumë", thotë Arjan Ndoka, banor i Thumanës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.