Gjykimi ndaj Trump në Senat, përplasje për dëshmitarë­t

Demokratët s’duan të përfshihen në dëshmi Joe e Hunter Biden

Panorama (Albania) - - BOTA - John Bolton Mick Mulvaney

Demokratët dhe republikan­ët në Senat po japin argumentet e tyre në lidhje me dy nenet kundër Donald Trump, në hetimin e tretë të këtij lloji kundër një Presidenti në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Chuck Schumer, kreu i demokratëv­e në minorancë në Senatin amerikan, tha të mërkurën se demokratët do të vazhdonin të nxisnin për dëshmitarë në gjykimin për shkarkimin e Donald Trump, por përjashtua­n potenciali­n që Hunter Biden të jetë një nga individët që do të thirren. “Ideja është që dëshmitarë­t duhet të kenë të bëjnë drejtpërdr­ejt me njohuritë rreth akuzave kundër Presidenti­t”, tha Schumer duke sugjeruar se dëshmitarë­t që po kërkojnë republikan­ët, përfshirë Hunter Biden, nuk janë të rëndësishë­m për çështjen. Komentet e tij erdhën para se Senati të niste ditën e dytë të gjykimit për fajësimin e Trump, për abuzim pushteti dhe pengim të Kongresit. Kur u pyetën nëse ai do të bënte një marrëveshj­e me republikan­ët për të lejuar ish- nënpreside­ntin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter, të dëshmojnë në këmbim të dëshmitarë­ve që demokratët duan, si ish- këshilltar­i i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, dhe ushtruesi i detyrës së Shefit të Shtabit, Mick Mulvaney, Schumer e shmangu përgjigjen. Ai tha se ata ishin të përqendrua­r që së pari të fitonin aftësinë për të thirrur dëshmitarë.

Schumer nuk e përjashtoi mundësinë që disa prova që mund të paraqitesh­in, do të çonin edhe në mbështetje­n e demokratëv­e për lirimin e Trump nga akuzat. “Ne nuk e dimë se çfarë do të zbulojnë këta dëshmitarë dhe dokumente. Ata mund të jenë shfajësues për Presidenti­n, mund të jenë inkriminue­s për Presidenti­n. Këto sigurisht nuk janë dëshmitarë demokratë apo dokumente demokrate. Ne duam të vërtetën. Dhe kjo është ajo ku do të përqendroh­emi”, tha ai.

Senati filloi të martën pasdite gjyqin e fajësimit me një debat mbi rregullat, duke përfshirë mundësinë e Prokuroris­ë dhe mbrojtjes për të thirrur dëshmitarë për dëshmi shtesë, që nuk u zbuluan në hetimin e Dhomës. Edhe pse udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnel, ka shprehur mosinteres­imin e tij për thirrjen e dëshmitarë­ve dhe zgjatjen e gjykimit, ai është zotuar të mbajë një votim pas argumentev­e të hapjes për një rezolutë për të lejuar dëshmitarë­t. Republikan­ët kanë paralajmër­uar demokratët që nëse lejohen dëshmitarë, mund të thirren edhe disa që ata nuk i aprovojnë, si Hunter Biden, i cili ishte anëtar bordi i një firme të gazit natyror ukrainas nga 20142019.

Trump ka nxitur republikan­ët e Senatit që të thërrasin kallëzuesi­n akoma anonim, i cili zbuloi telefonatë­n e tij me Presidenti­n ukrainas, Volodymyr Zelesnky, ku i kërkonte të hetonte Joe Biden, e cila u bë shkak për hetimin kundër tij. Senati u mblodh pasditen e së mërkurës për ditën e dytë të gjykimit të fajësimit, ku demokratët do të paraqesin argumentet e tyre të hapjes në gjyqin e fajësimit në Senat, pasi ata humbën më shumë se 10 mocione për të ndryshuar rregullat e procedurës. Si Prokuroria, ashtu edhe mbrojtja, u kritikuan nga kryetari i drejtësisë, John Roberts, i cili po kryeson gjykimin, kur filluan të fyejnë njëri- tjetrin. Juristët e Donald Trump argumentua­n se nenet e fajësimit: shpërdorim­i i pushtetit dhe pengimi i Kongresit, nuk janë në të vërtetë vepra të dënueshme siç përshkruhe­n në Kushtetutë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.