Donald Trump: Do preferoja një gjykim me dëshmitarë

Panorama (Albania) - - BOTA -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se i takon Senatit të vendosë se si do të zhvillohet gjyqi kundër tij. Megjithatë, ai u shpreh se do të preferonte një gjykim të gjatë, me dëshmitarë, por që ekzistojnë disa çështje të sigurisë kombëtare, që sipas tij nuk e lejojnë këtë gjë. Deri tani, Trump ishte shprehur kundër thirrjes së dëshmitarë­ve kundër tij dhe madje disa ish- punonjës të Shtëpisë së Bardhë nuk janë lejuar të dëshmojnë. Trump i ka përshëndet­ur të gjithë pengesat që kanë vendosur republikan­ët në senat ndaj hetimit që kërkuan demokratët, edhe pse ai vetë kishte nxitur senatin që të mos e lejonte aspak një gjykim kundër tij, duke e quajtur si një gjueti shtrigash. Të dyja partitë kanë pasur mosmarrëve­shje lidhur me procedurat që duhen ndjekur gjatë gjykimit të Presidenti­t. Trump akuzohet se ka pezulluar ndihmën ushtarake në vlerë 400 milionë dollarë për Ukrainën dhe ftesën për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për Presidenti­n e ri ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke i kërkuar Kievit që të nisë hetime kundër rivalit të tij politik, demokratit, Joe Biden. Presidenti Trump i ka mohuar akuzat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.