Dovedan i bën moviolën Jorgjit: Bardheblut­ë, gola të parregullt

Panorama (Albania) - - SPORT -

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, u shpreh i indinjuar me gjykimin e Enea Jorgjit në sfidën kundër Tiranës, duke kontestuar dy golat e bardhebluv­e. Për "Supersport", tekniku shprehet se ishte pakuptimtë për vazhdimin e lojës me 2 minuta të tepërta, kur arbitri i katërt akordoi 4 minuta shtesë. Dovedan konteston se faulli nga nisi aksioni i golit të Majkëll Ngosë u dha në mënyrë të gabuar, pasi mbrojtësi Goxhaj nuk shkaktoi faull ndaj Idriz Bathës. Dovedan hyri në fushë në të dyja rastet kur Tirana shënoi duke kritikuar arbitrin Enea Jorgji. "Jam i kënaqur me lojën e skuadrës tonë, por jam i irrituar për mënyrën e golit të dytë. Goli është bërë në minutën e 96, edhe pse arbitri dha vetëm 4 minuta shtesë. Nuk e kuptoj. Kam pretendime­t e mia për faullin e Goxhajt, sepse ka kërcyer në rregull. Goli i dytë më është dukur si pozicion jashtë loje. Kur Tirana kaloi në avantazh, shtyva Goxhajn përpara dhe vendosa Bicajn në prapavijë, sepse i di vlerat e Goxhajt në fazën sulmuese. Kur morëm kartonin e kuq, e ktheva pas me 3 qendërmbro­jtës. Goli i Ngosë? ( Përkthen futbollist­i i Bylisit, Ditmar Bicaj) Trajneri thotë se është pozicion jashtë loje. Goli i Kale? Te goli i parë, topi i marrë me dorë", përfundon deklaratën trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.