DJALI I LEFTER ALLËS U KAP ME HASHASH NË MAKINË, NË TETOR TË 2019- ËS

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Familja e kryebashki­akut të Bulqizës është e njohur për Policinë lokale, por edhe atë qendrore. Pak muaj pasi Lefter Alla mori mandatin e kryetarit të bashkisë, forcat “Shqiponja” i arrestuan djalin në kryeqytet, ku pas një kontrolli rutinë, i gjetën disa doza hashashi. Ngjarja ndodhi në tetor të 2019- ës. Në atë kohë, Policia nuk bëri asnjë njoftim për mediat, por ndalimi i Enio Allës nga “Shqiponjat” u mësua përmes burimeve nga Policisë. Po përmes burimeve, në tetor të vitit që lamë pas, u mësua se djali i kryebashki­akut kishte kundërshtu­ar kontrollin fizik të makinës së tij dhe më pas shoqërimin, duke u kujtuar punonjësve të Policisë se ishte i biri i kryetarit të Bashkisë në Bulqizë. “Pse nuk e njihni babanë tim ju?!”, u tha Enio Alla punonjësve të Policisë. Kjo ngjarje nuk ishte e vetmja që Policia u mundua të fshehë për familjen e Lefter Allës. Më 18 shtator të vitit të kaluar, pas një sherri në një lokal në Bulqizë mbeti i plagosur me armë zjarri Vangjel Alla, vëllai i Lefter Allës. Gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti me disa persona të tjerë dhe shkak dyshohet se kanë qenë përplasjet mes grupeve kriminale në Bulqizë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.