“Amnistitë me probleme, përfituan kriminelët”

"S'ka pasur kritere ndaluese, janë liruar subjektet kriminale"

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Raportimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për ligjin për amnistinë në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ka prodhuar debat, por edhe momente, ku deputetet nuk i kanë kursyer shakatë.

Socialisti Spartak Braho u shpreh se kjo amnisti nuk është e plotë dhe sipas tij do duhej të kishte kushte akoma dhe më shumë lehtësuese për gratë. Sipas tij, gratë duhen kuptuar kur kryejnë krimet, pasi mund të jenë në kushte të rënda sociale dhe psikologji­ke që mund t’i kenë shtyrë ato drejt një veprimi ekstrem. Po ashtu, edhe opozitari Myslim Murrizi u shpreh se amnistia po jepet më tepër për kriminelë të gradës së rëndë dhe se persona të dënuar për krime të rëndomta vijojnë të qëndrojnë pas hekurave. Ministrja Gjonaj, duke u përgjigjur për rastin e fundit të lirimit të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, theksoi se ka pasur gabime në vendimet e amnistive të mëparshme dhe se nga kjo gjë kanë përfituar këto personazhe. Pas debatit, Komisioni e miratoi amnistinë edhe me mbështetje­n e opozitës. DEBATI NË KOMISION: Myslim Murrizi: Do ishte mirë që amnistia të bëhej para Vitit të Ri. Nuk ka mbetur më pikë dinjiteti në këtë shtet e qeveri. E keni ndryshuar Kodin Penal si ju do qejfi. Do dënoni ‘ Zogun e Tiranës’, e keni përdorur për vota. Do të vlerësoja shumë nëse je parashikue­se. Na thuaj kur do jetë tërmeti tjetër?!

Etilda Gjonaj: Unë dëshiroj të saktësoj diçka, pasi sakrifikov­a mbledhjen e qeverisë sot për të vijuar mbledhjen për amnistinë. Rastet e fundit ku kemi pasur lirimin e disa subjekteve kriminale me rrezikshmë­ri të lartë, me dënime alternativ­e siç kanë qenë lirimet me kusht, për të cilat edhe unë si ministër Drejtësie kam marrë masat dhe kam reaguar duke kërkuar nga institucio­net e drejtësisë reagimin e përshtatsh­ëm lidhur me vendime të tilla të paligjshme në konsiderat­at e mia dhe Ministrisë së Drejtësisë. Për këtë arsye kemi qenë shumë të fokusuar për të kuptuar dhe për të qenë të kufizuar lidhur me kriteret dhe kategoritë e atyre që do të përfitojnë nga kjo amnisti. Për hir të së vërtetës ka një problemati­kë, ku edhe nga amnistitë e mëparshme që janë dhënë apo propozuar nga ministrat e mëparshëm të Drejtësisë, janë përfshirë të gjitha kategoritë pa vënë kritere ndaluese, duke u krijuar mundësinë e përfitimit edhe subjekteve kriminale me rrezikshmë­ri të lartë. Nëse sot apo më përpara, në Gjykata ka njohje të amnistisë edhe për subjekte kriminale që janë dërguar me burgim të përjetshëm apo dënime të larta, ato kanë përfituar edhe nga amnistitë e mëparshme.

Spartak Braho: Nuk keni të drejtë ju që thoni që amnistitë e mëparshme kanë pasur probleme, pasi ato janë miratuar nga Kuvend. Ato amnisti janë miratuar nga ministra para jush dhe nuk keni pse thoni ashtu. Drafti është i njëjtë me atë të 2016. Unë dua të di pse keni bërë përjashtim­e në këtë amnisti? Pse e keni përjashtua­r shpifjen. Unë mendoj se jeni treguar selektiv në përzgjedhj­en e kësaj amnistie. Kriteri i parë i amnistisë është humanizmi dhe për mua kjo amnisti vetëm humanizëm nuk ka, pasi të vazhdosh të mbash akoma gra në burg... Pasi kur gratë bëjnë krime i bëjnë nga halli, pasi mund të jenë detyruar që të shkojnë në pikën e fundit. Gruaja lë familjen, lë fëmijët. Duhet të jemi më humanistë me gratë dhe moshat e reja.

Myslim Murrizi: Për herë të parë dua të them që janë plotësisht dakord me z. Braho. Dhe për këtë që thuhet, që është amnisti për gratë, më duket propagandë, pasi më shumë janë burrat që kanë përfituar sesa gratë.

Ermonela Felaj: Nëse ka shkelur ligjin, çdo njeri duhet të dënohet. Nuk është rasti që dikush të dalë sikur është mbrojtës më i mirë i grave apo të miturve. Mua në këtë rast me vjen ndër mend ngjarja e Kavajës, ku të gjithë jemi skandalizu­ar nga ajo që ndodhi. Dua t’u kujtoj se ata që e kryen atë akt aq të rëndë, ishin fëmijë.

Ministrja Gjonaj në Komisionin e Sigurisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.