RAPORTI I DASH: NË SHQIPËRI KA KORRUPSION

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Shqipëria u vlerësua negativish­t sa i përket korrupsion­it në administra­të edhe nga raporti i DASH për vitin 2019. Sipas Departamen­tit Amerikan të Shtetit, biznesmenë­t amerikanë ngrenë si shqetësim kryesor korrupsion­in, mungesën e transparen­cës në tenderë, zbatimin e dobët të kontratave etj. "Investitor­ët e huaj përmendin korrupsion­in, veçanërish­t në gjyqësor, mungesën e transparen­cës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshm­e në Shqipëri. Në vitin 2016, qeveria shqiptare ( QSH) miratoi amendament­e gjithëpërf­shirëse kushtetues­e për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësua­r sundimin e ligjit", thuhej në raportin e DASH për vitin 2019.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.