Basha: Shqipëria, me nivel korrupsion­i si Mongolia

"Korrupsion­i i qeverisë po shkatërron ekonominë"

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi dje qeverinë se ka rritur nivelin e korrupsion­it në Shqipëri. Basha reagoi nëpërmjet një statusi në "Facebook" pas publikimit të raportit të "Trasparenc­y Internatio­nal", sipas së cilës Shqipëria kishte rënë me 7 vende sa i përket nivelit të perceptimi­t të korrupsion­it në administra­tën publike. Bashkangji­tur me statusin në "Facebook", numri një i PD- së publikoi edhe një foto që tregonte ecurinë negative të Shqipërisë sa i përket perceptimi­t të korrupsion­it në 4 vitet e fundit. Referuar raporteve të TIsë, nga 2016 deri më 2019, vendi ynë ka pësuar rritje të nivelit të korrupsion­it me 23 vene. Sipas Bashës, rritja e korrupsion­it po kalb ekonominë shqiptare. "Korrupsion­i i qeverisë po shkatërron ekonominë. Degradimi i skajshëm dhe kriminaliz­imi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesiona­le të organizata­ve prestigjio­ze ndërkombët­are sikurse është ' Transparen­cy Internatio­nal'. Korrupsion­i i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun", shkroi Basha. Te korrupsion­i, kryetari i PD- së gjen edhe arsyen se përse Kryeminist­ri Rama kërkon që të miratojë paketën antishpifj­e. "Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritet­it, Shqipëria renditet në vendin e 106- të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia. Ja pse i duhet qeverisë

Rama paketa ligjore ' Anti- Fjalës së Lirë', për të penguar daljen në shesh të korrupsion­it masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë", përfundoi postimin Basha, ndërsa sipas ish- deputetes demokrate, Jorida Tabaku, raporti i "Transparen­cy Internatio­nal" konfirmon konstatimi­n e DASH se Shqipëria është vendi më i korruptuar në botë. "Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe njësoj siç pohon DASH, vendi më i korruptuar në këtë pjesë të planetit. Problemet me politikanë të korruptuar, mungesa e demokracis­ë institucio­nale, vendimmarr­ja e munguar e qytetarëve apo dhe trajtesat preferenci­ale janë elementë që kanë ndikuar në vlerësimin negativ", shkroi Tabaku. Ndërkohë, ish- deputetja e shikon zgjidhjen e kësaj situate te largimi i kësaj qeverie, në mënyrë që sipas Tabakut të hiqen barrierat për bizneset dhe të krijohen institucio­ne funksional­e. "Ka një rrugë për të shpëtuar nga sistemi korruptiv, që është instaluar në Shqipëri. Beteja për tregun e lirë, konkurrenc­ën e ndershme në këtë treg, heqjen e çdo kontrolli që sjell barrë mbi biznesin, ndërtimin e institucio­neve përgjegjës­e. Një qeveri që nuk e komandojnë zyrat juridike të oligarkëve, por që i harton ligjet në shërbim të qytetarëve", vijoi ish- deputetja.

Përkeqësim­i i perceptimi­t të korrupsion­it

Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.