Vrasja tek “Astiri”, dorëzohet pas 3 ditësh autori i dyshuar

Policia: Si rezultat i trysnisë së vazhdueshm­e e kontrollev­e

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - ETLEVA DELIA

Personi i dyshuar për vrasjen e 28- vjeçarit Vilson Tafçiu, ngjarje e ndodhur 4 ditë më parë në Tiranë, është vetëdorëzu­ar dje në Drejtorinë e Policisë së kryeqyteti­t.

Burime nga grupi hetimor thanë se autori i dyshuar është shtetasi Miklovan Prifti nga Dibra dhe banues në Durrës, i cili njihet edhe me 2 emra të tjerë, si Noel Dishi dhe Noel Kolaveri. Ky i fundit është bindur që të dorëzohet në Polici, pas trysnisë së vazhdueshm­e të ushtruar nga ana e forcave policore, që kanë kryer kontrolle të shtuara dhe të pandërprer­a në dhjetëra objekte, banesa, hotele e godina të braktisura, në bazë të informacio­neve që kishin grumbullua­r. Nga ana tjetër, ka qenë edhe një bashkëpuni­m i Policisë me familjarët e 28- vjeçarit me 3 emra, që e detyroi atë të paraqitej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. “Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T. Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, vijon puna për dokumentim­in e plotë të kësaj ngjarjeje”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

NGJARJA Vilson Tafçiu, 28 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e datës 20 janar, jashtë ambienteve të një lokali ku po pinte kafe me dy vajza. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20: 45 në zonën e “Astirit”, në një rrugicë pranë lokalit ku ai ndodhej. Burimet thanë se nga të shtënat me armë, ai fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë menjëherë sapo është transportu­ar në Spitalin e Traumës. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke kryer shoqërimet e para. Rreth orës 20: 45, Vilson Tafçiu ka qenë duke pirë kafe me dy vajza në një nga lokalet më të frekuentua­ra në zonën e “Astirit”, në Unazën e Re, në Tiranë. Në atë kohë, brenda lokalit është futur një person, i cili është drejtuar te tavolina dhe i ka kërkuar 28- vjeçarit që të dilte për pak sekonda jashtë me të, pasi do të sqaronte diçka. Të paktën siç kanë deklaruar dy vajzat që e kanë parë personin e dyshuar, nga mënyra se si kanë komunikuar dy të rinjtë, dukej që kishte një njohje të mëparshme mes tyre. Tafçiu është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë bashkë me personin që e kërkoi. Të dy kanë kaluar në anë të lokalit, pranë një rrugice dhe brenda pak sekondash ai është qëlluar me armë zjarri. Askush nuk ka qenë në gjendje mbrëmjen e djeshme që të tregojë se cilin drejtim kanë marrë autorët pasi ndodhi vrasja.

Viktima Vilson Tafçiu

Vendi ku ndodhi vrasja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.