RENEA aksion në Vlorë, arrestohen tre persona të shpallur në kërkim

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Tre persona të kërkuar për "Moskallëzi­m krimi" janë arrestuar në Vlorë, pas aksionit dyditor të zhvilluar në qytetin bregdetar, fshatrat përreth saj, në bashkëpuni­m me Policinë vendore dhe forcave RENEA. Prej dy ditësh dhe kryesisht në mbrëmje, Policia me forca të përforcuar­a ka shtuar kontrollet në Vlorë, kontrolle të cilat janë ndalur dhe në fshatrat e qytetit, por edhe në brendësi të lagjeve. Qëllimi i këtij aksioni ka qenë kapja e personave të shpallur në kërkim apo me precedentë penalë. Mësohet se gjatë aksioneve të dy mbrëmjeve të fundit, kontrolle janë ushtruar dhe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit të Vlorës, kryesisht në automjete të shtrenjta. Pas aksionit dyditor, Policia ka bërë me dije edhe arrestimin e tre shtetasve, të shpallur në kërkim për moskallëzi­m krimi, ndërsa nga burime të Policisë së Vlorës mësohet se kontrollet pritet të vijojnë me shërbime të përforcuar­a. Gjatë kontrollev­e, Policia ka arritur të arrestojë shtetasin me iniciale L. A., 27 vjeç, banues në fshatin Drithas të Vlorës. Në vitin 2017, ky shtetas ishte dënuar me 2 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për "Moskallëzi­m krimi". Në prangat e uniformave blu ka rënë gjithashtu edhe shtetasi me iniciale R. A., 60 vjeç, po nga fshati Drithas i Vlorës. 60- vjeçari ishte në kërkim nga Policia, pasi në vitin 2019 Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me një vit burg për veprën penale "Moskallëzi­m krimi". Personi i tretë i arrestuar është shtetasi me iniciale A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Risili të Vlorës. 35vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, ndërsa ndaj tij, në vitin 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë kishte dhënë 8 muaj burg për veprën penale "Moskallëzi­m krimi". Policia e Vlorës ka bërë kështu me dije tre personat e parë të arrestuar, ndërsa duket se kontrollet do të vijojnë. Pas arrestimit të shumëkërku­arit Xhevair Jonuzi në fshatin Hoshtimë, kontrollet dhe aksioni i Policisë kanë për qëllim evidentimi­n dhe kapjen e personave me vepra kriminale dhe që janë të shpallur në kërkim.

Ndërkohë, burime nga Policia bënë të ditur se gjatë aksionit dyditor, janë ndaluar dhe kontrollua­r një numër i lartë drejtuesis­h mjetesh, të cilët janë konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimi­t rrugor. Ndërsa në pranga është vënë një prej tyre, i cili është konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. E. N

RENEA gjatë aksionit në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.