BASHA: RAMËS NUK I INTERESON INTEGRIMI, POR MBAJTJA E PUSHTETIT

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër me akuza për maxhorancë­n, pasi kjo e fundit rrëzoi dekretet e Presidenti­t Meta në lidhje me dy ligjet për mediat. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se kjo paketë cenon rëndë lirinë e fjalës në Shqipëri. Sipas liderit të opozitës, kjo paketë është prova e radhës e Rama nuk është i interesuar për asgjë tjetër, veçse për mbajtjen e pushtetit të tij personal. “Përshëndes vendimin e marrë nga Komiteti i Monitorimi­t të Asamblesë Parlamenta­re të Këshillit të Europës për ta çuar paketën e ashtuquajt­ur Antishpifj­e në Komisionin e Venecias. Ky akt provon se dy projektlig­jet e kësaj pakete cenojnë drejtpërdr­ejt të drejtën e fjalës dhe të drejtën e informimit, duke dëmtuar rëndë lirinë e medieve në Shqipëri. Nga ana tjetër, është e turpshme dhe e ulët që Komisioni i Veprimtari­së Prodhuese i Parlamenti­t kukull nën urdhrat e Ramës, ka rrëzuar dekretin e Presidenti­t pa reflektuar jo vetëm mbi vërejtjet e tij, por edhe ato të komuniteti­t shqiptar të medieve dhe organizata­ve të ndryshme ndërkombët­are. Kjo indiferenc­ë e kokëfortës­i demonstron se Ramës nuk i intereson integrimi europian i vendit, por vetëm mbijetesa e tij politike me çdo kusht, përfshirë këtu përpjekjen për t’ua mbyllur gojën mediave. # MOSnaPREKf­jalën”, shkroi Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.