Presidenti i KE flet për tri shtyllat e integrimit, Rama: Mundësi e re, pozitive

“I befasuar nga ky etiketim racist ndaj shqiptarëv­e. Nuk është hera e parë”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Në një intervistë për gazetën gjermane, “BILD”, Kryeminist­ri Edi Rama ka dënuar një shprehje raciste ndaj shqiptarëv­e në televizion­in “ZDF” nga gazetari Markus Lanz.

Bëhet fjalë për një moment, ku gjatë një emisioni në televizion­in “ZDF”, gazetari Markus Lanz, duke replikuar ndaj përgjigjev­e të ministrit Andreas Scheuer, lidhur me gabimet e këtij të fundit sa i përket taksës së propozuar për të huajt në autostrada­t gjermane, iu kundërvu ministrit me fjalët: “Tani, ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese alla shqiptare!”. Këtë rast, Rama e komentuar si shumë të rëndë dhe shpreson që të jetë një lapsus i momentit e jo një etiketim racist ndaj shqiptarëv­e. “Jam i befasuar, që në një emision kaq të njohur televiziv të ‘ ZDF’- së mund të dëgjosh një gjuhë të tillë! Unë nuk e di nëse ky është një gabim i rëndomtë apo një etiketim racist ndaj shqiptarëv­e si popull, por sido që të jetë kjo është një shprehje e dëmshme”, tha Rama për “BILD”. Kreu i qeverisë tha se nuk është hera e parë që shqiptarët etiketohen me fjalë ofenduese, por shtoi se beson që ngjarja të ketë qenë diçka e momentit dhe që nga ana e gazetarit Lanz të ketë një ndjesë publike. “Nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë e fundit që shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë, por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ‘ ZDF’, nëpërmjet dikujt me reputacion­in e veçantë të Lanz, padyshim që të lëndon shumë. Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese dhe e turpshme”, tha Rama. Më tej në intervistë­n për “BILD”, Rama ka folur edhe për vizitën që pritet të zhvillojë me Angela Merkel, dukë vënë theksin te ndihma që pret të jap Gjermania për Shqipërinë në përballimi­n e situatës që prodhoi tërmeti i 26 nëntorit. Kryeminist­ri tha se pret shumë nga konferenca e donatorëve më 17 shkurt. “Kancelarja Merkel është pionierja e Europës dhe një figurë frymëzuese për të gjithë ne që po luftojmë fort që një ditë t’i bashkohemi Europës, duke reformuar vendet tona kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe duke i ndryshuar ato për mirë. Kështu që takimi me të është një gëzim dhe një nder special, por këtë herë, është edhe shumë i rëndësishë­m për mua si Kryeminist­ri i një vendi që u godit rëndë nga një tërmet shkatërrue­s nëntorin e kaluar. Shqipëria është në pritje të një rezultati pozitiv nga konferenca e donatorëve për rindërtimi­n pas tërmetit, që do të drejtohet nga Ursula von der Leyen në Bruksel, më 17 shkurt”, tha Rama.

"Jam i befasuar që në një emision kaq të njohur televiziv të ' ZDF'- së mund të dëgjosh një gjuhë të tillë! Unë nuk e di nëse ky është një gabim i rëndomtë apo një etiketim racist ndaj shqiptarëv­e si popull, por sido që të jetë kjo është një shprehje e dëmshme"

RAMA E MICHEL, DJE NE TIRANE

Kryeminist­ri Rama dhe Kancelarja Merkel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.