Prokuroria i kërkon kryebashki­akut testin e drogës, ja sa kohë rrinë gjurmët në gjak

Prokuroria e Posaçme sekuestron videon origjinale të publikuar në media për analizim, do të kryhet ekspertimi grafik

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

SPAK thirri sërish dje kryebashki­akun e Bulqizës, Lefter Alla, për ta marrë në pyetje lidhur me videon e publikuar, ku pretendohe­t se konsumon kokainë.

Pasi u mor në pyetje për një orë e 20 minuta mbrëmjen e së enjtes, Alla ishte sërish dje para prokurorit të posaçëm, që tashmë ka sekuestrua­r edhe videon origjinale që i është dorëzuar nga gazetari Artan Hoxha. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar mësohet se i ka kërkuar kryebashki­akut të Bulqizës që t'i nënshtrohe­t testit të drogës pas publikimit të videos. Për të kryer këtë procedurë, Alla duhet të paraqitet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t'i merret një kampion gjaku dhe urine, me qëllim kryerjen e ekspertimi­t mjekoligjo­r, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues droge ose jo. Nga ana tjetër, prokurori i çështjes ka kërkuar ekspertimi­n grafik të videos tashmë të sekuestrua­r. Ekspertimi do kryhet nga ekspertët e Laboratori­t të Policisë Shkencore të Ministrisë së Brendshme. Nëpërmjet kësaj ekspertize, SPAK kërkon të provojë qartësisht personi që shfaqet në video, është apo jo Lefter Alla. Kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla, dëshmoi të enjten në SPAK pas akuzave se shfaqet në një video duke pirë kokainë. Jashtë dyerve të Prokuroris­ë së Posaçme, ku qëndroi për rreth një orë e 20 minuta, Alla refuzoi të japë një deklaratë, duke u shprehur se tashmë kjo çështje i takon drejtësisë.

HETIMI

Struktura e Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK) bëri të ditur dy ditë më parë se ka nisur një hetim në lidhje me videon e publikuar në media nga gazetari Artan Hoxha, ku pretendohe­j se kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla, konsumonte kokainë. Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Posaçme, verifikime­t janë duke u kryer në bazë të nenit 283 të Kodit Penal, "Për shitje, ofrim, dhënie, marrje, si dhe mbajtje të substancav­e narkotike". Procedimi penal është duke u hetuar nga prokurori Ened Nakuçi, i cili, gjatë ditës së enjte, thirri për t'i marrë dëshmitë gazetarit Artan Hoxha dhe më pas kryebashki­akun Alla. Më herët, oficerët e Policisë Gjyqësore kishin sekuestrua­r edhe videon e publikuar, pas nisjes kryesisht të hetimit. Në ditët në vijim, Prokuroria do të kryejë një akt ekspertimi për videon, për të parë nëse ka ndërhyrje në të, ndërsa burimet bënë të ditur se është bërë edhe një këqyrje në lokalin ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

DËSHMITË

Pasditen e së enjtes, Prokuroria e Posaçme mori në pyetje gazetarin Hoxha dhe kryebashki­akun Lefter Alla, për të dhënë versionin e tyre sa i takon videos dhe akuzave të ngritura publikisht. Nga ana tjetër, në ditët në vazhdim, pritet që të merren edhe dëshmi të tjera për këtë çështje, e cila prej tri ditësh është më e diskutuara. Burime bënë të ditur se kryebashki­aku ka mohuar praninë e tij në atë video, duke pretenduar se është një montazh. Nga ana tjetër, gazetari Hoxha ka treguar për grupin hetimor mënyrën sesi ka siguruar videon, ndërsa është pyetur për lokalin dhe nëse ka persona të tjerë në dijeni të këtij ngjarje. Menjëherë sapo doli nga Prokuroria e Posaçme, gazetari Artan Hoxha, duke iu përgjigjur interesit të medias, tregoi se para prokurorëv­e kishte deklaruar çdo gjë që kishte të bënte me sigurimin e videos dhe detaje të tjera që ndihmojnë Prokurorin­ë në zbardhjen e ngjarjes. Më tej, gazetari tha se kishte parë vullnet për zbardhjen e ngjarjes nga ana e SPAK.

Lefter Alla në SPAK

Foto nga videoja e publikuar

Lefter Alla në SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.