SORECA: VIZITA E PRESIDENTI­T TË KE, SINJAL I FORTË PËR SHQIPËRINË

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, e ka komentuar si shumë pozitiv dhe një mesazh inkurajues vizitën e Presidenti­t të Këshillit Europian në Tiranë, Charles Michel. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku poston një foto duke përcjellë zyrtarin e lartë të Brukselit, Soreca thekson se me këtë vizitë tashmë nuk ka dyshime që zgjerimi është një proces, i cili mbetet prioritar për Bashkimin Europian. Sipas tij, pas kësaj vizite, kërkesa për Shqipërinë është shumë e thjeshtë, të vijojë me intensitet procesin e reformave zhvilluese për jetën e qytetarëve. “Sapo përcolla presidenti­n e Këshillit Europian, Charles Michel, në fund të vizitës së tij të rëndësishm­e sot në Tiranë. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE- në. Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishë­m të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatav­e”, shkruan Soreca në rrjetet sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.