Kreu i KE: Na duhet unanimitet, procesi do të bazohet mbi 3 shtylla

Rama: Në këto kushte, edhe Franca po të kërkonte të hynte në BE, nuk do pranohej para se të dakordësoh­ej sesi do zhvillohej procesi

Panorama (Albania) - - POLITIKE - ARDIT HOXHA

Kryeminist­ri Rama priti dje në një vizitë zyrtare Presidenti­n e Këshillit Europian, Charles Michel. Vizita e zyrtarit të lartë europian në Tiranë kishte në fokus hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në dhe konferencë­n e donatorëve për ndihmat ndaj të prekurve nga tërmeti.

Në konferencë­n për mediat, Michel u shpreh se aktualisht Këshilli Europian nuk ka unanimitet për procesin e zgjerimit dhe mbi vendimin për t’i hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Sikurse e dini, ne kemi nevojë në Këshillin Europian për një vendim unanim në lidhje me këtë çështje, e cila është shumë e rëndësishm­e që të gjitha vendet të kenë e të aderojnë në këtë orientim të marrë në lidhje me këtë temë. Por mesazhi im është i qartë si President i Këshillit Europian, unë ju them që sot nuk kemi unanimitet. Ka gjithsesi një pikë shumë të rëndësishm­e, e cila është e pranishme në tryezën e mbledhjes së fundit të Këshillit Europian dhe mund t’ju them se ka një unanimitet në lidhje me këtë pikë. Kjo është ambicia e përbashkët nga 28 vendet e BE- së, të cilat konsideroj­në se e ardhmja e Ballkanit duhet të jetë drejt BE- së”, u shpreh Michel. Më tej, ai foli për tri shtyllat ku do të mbështetet procesi i zgjerimit të BE- së sipas metodologj­isë së re. “Si President i KE- së, unë shoh 3 shtylla në qasje, në strategjin­ë që duhet të zhvillojmë së bashku. Shtylla e parë është domosdoshm­ëria. Dua ta shpjegoj këtu te ju, domosdoshm­ëria për vendet europiane, për kryetarët e qeverive që të bien dakord mbi mënyrën sesi do ta mendojnë procesin e zgjerimit, cilat do të jenë reformat për zgjerimin, çfarë tip zgjerimi duan vendet e Bashkimit Europian, me qëllim që ky proces të jetë i besueshëm. Pika e dytë: siç e dini, Komisioni Europian para verës bëri propozime për Këshillin Europian, lidhur me hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Përsëri do ta kemi këtë debat në Këshillin Europian mbi bazën e propozimit që do të bëhet përsëri nga Komisioni Europian në lidhje me këtë temë. Hapi i tretë është thirrja që bëj dhe mobilizimi që duhet të bëhet rreth tryezës së Bashkimit Europian për arritjen e një pakti investimes­h dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, një pakt rritjesh që do të mobilizojë të gjitha sferat e mundshme, me qëllim që të inkurajohe­t zhvillimi ekonomik”, tha kreu i KE.

RAMA Ndërsa Kryeminist­ri Rama, në fjalën e tij, u shpreh se procesi i zgjerimit dhe gjithë vështirësi­të që ai paraqet më shumë janë fryt i çështjeve të brendshme të Unionit dhe nuk kanë shumë lidhje me progresin e reformave që po bëjnë vendet kandidate. Sipas Ramës, në kushtet aktuale, edhe vetë Franca do ta kishte të vështirë të futej në Unionin Europian. “Jam i vetëdijshë­m dhe duhet të jemi të vetëdijshë­m që nuk varet nga çfarë themi apo bëjmë ne në këtë moment, por varet nga sa dhe si miqtë tanë në Bashkimin Europian do të bien dakord për atë që quhet një metodologj­i e re dhe cila do të jetë qasja e përgjithsh­me e Bashkimit Europian. E kam thënë dhe më parë dhe e përsëris, në këto kushte, edhe

Franca të ishte duke kërkuar të hynte në Bashkimin Europian, nuk do pranohej nga vetë Franca, përpara se të bihej dakord sesi do zhvillohej procesi. Pra, është një diskutim konceptual brenda BEsë, që ne duhet ta respektojm­ë. Edhe nga ana tjetër, ajo që unë konstatova me shumë kënaqësi nga biseda me Presidenti­n e Këshillit dhe që u tha edhe këtu prej tij, është qasja që ai kërkon të sjellë së bashku me të tjerët, për një dimension të ri në marrëdhëni­et mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Pra, ajo që po ndodh në funksion të një metodologj­ie të re, duhet parë si një mundësi e re për të pasur zhvillime pozitive”, tha Rama. Por, në fjalën e tij, kreu i qeverisë nënvizoi faktin se cilido qoftë vendimi që do të marrë KE në samitin e Zagrebit, puna për reformat do të vijojë me të njëjtat ritme. “Pavarësish­t se cili do të jetë vendimi i radhës, në aspektin e çeljes së negociatav­e ose shtyrjes përsëri të vendimit, ne do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që do kishim bërë edhe po të ishin hapur negociatat tashmë, sepse ne këtë e bëjmë për veten tonë e për të ardhmen tonë, nuk e bëjmë sepse na e kërkon Presidenti i Këshillit, Parisi apo na e kërkon Haga”, shtoi Kryeminist­ri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.