SPAK nxjerr 5 kandidatë për BKH, SHBA kërkon të tjerë: Aplikoni, shans historik

Ambasada Amerikane: Për pozicionin e drejtuesit të Byrosë ju duhet integritet, përvojë profesiona­le dhe aftësi udhëheqëse

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - ETLEVA DELIA

Kur kanë mbetur vetëm 5 ditë nga mbyllja e garës për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, deri më tani kanë aplikuar pesë kandidatë.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, publikoi dje emrat e kandidatëv­e që kanë aplikuar deri në orën 09: 00 të së premtes për të qenë drejtues të FBI- së shqiptare. Nga ana tjetër, mbrëmë reagoi edhe Ambasada Amerikane, e cila iu bëri thirrje të gjithë atyre që plotësojnë kriteret që të aplikojnë për këtë pozicion, pasi kjo është një mundësi për të shkruar historinë. “E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesiona­le dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuar­a nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë!”, shkruan Ambasada amerikane në Tiranë. Ndërkohë që në 30 janar përfundon afati për aplikime për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, burime bëjnë me dije se kanë shprehur interesin edhe persona që jetojnë jashtë Shqipërisë. Tre janë kandidatur­at që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nuk mungojnë edhe kandidime të profesioni­steve që ushtrojnë detyrën në vend. Struktura e Posaçme Antikorrup­sion ka ngritur një komision që përbëhet nga drejtuesi Arben Kraja dhe 2 prokurorët më të vjetër të Strukturës, Behar Dibra dhe Ened Nakuçi.

KRITERET Ligji parashikon se kandidati duhet të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universita­re për drejtësi me diplomë të barasvlers­hme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor. Duhet të ketë eksperienc­ë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo i Policisë Gjyqësore, ose Hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsion­it, krimit të organizuar apo krimeve të rënda. Në rastet e punonjësve aktualë apo të mëparshëm të Policisë së Shtetit, kandidati duhet të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisa­r”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”. Kandidati nuk duhet të jenë në hetim apo gjykim për një vepër penale dhe nuk duhet të ketë mbajtur pozicione politike në administra­tën publike ose funksione të tjera drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit. Kritere të tjera janë që të mos ketë masa disiplinor­e në fuqi dhe të mos jetë larguar me shkarkim. Kandidati nuk duhet të kenë qenë dhe duhet të mos jetë bashkëpunë­tor, informator apo agjent i ndonjë shërbimi inteligjen­t. Për periudhën 29.11.1944– 07.02.1991, nuk duhet të kenë qenë anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtar i Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithsh­ëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithsh­me, anëtar i Këshillit të Ministrave. Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes së tij/ saj duhet të plotësojnë dhe nënshkruaj­në deklaratat për heqjen dorë nga privatësia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.