U arrestua me mësuesin "gylenist", turku kërkon azil

"Në Turqi mund t'u nënshtrohe­m veprimeve keqtrajtue­se"

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - TIRANE

Shtetasi turk, 40- vjeçari Selami Simsek, që u arrestua disa muaj më parë në Rinas duke tentuar të udhëtonte drejt Kanadasë, ka kërkuar azil në Shqipëri.

Përmes një letre që ia ka nisur Drejtorisë së Kufirit dhe Migracioni­t të Tiranës, Sisek shprehet se në Turqi mund t'i nënshtrohe­t veprimeve keqtrajtue­se, pasi atje e konsideroj­në si anëtar të lëvizjes "Gylen". Selami Simsek, që në muajin korrik u ndalua në Rinas së bashku me mësuesin turk Harun Çelik, pasi njiheshin si mbështetës të Fetullah Gylen, duket se po ndjek të gjitha rrugët ligjore për të përfituar azil politik në Shqipëri. Simsek, i cili ndodhet prej muajsh në paraburgim, iu është drejtuar autoritete­ve shqiptare me një kërkesë për azil politik, duke sqaruar se në Turqi i rrezikohet jeta. Ai po ndjek rrugët ligjore, pasi miku i tij, Harun Çelik, u dëbua forcërisht nga autoritete­t shqiptare, ku madje në një video të publikuar në media dëgjoheshi­n dhe thirrjet e tij të dëshpëruar­a nga makina e Policisë "Azil, azil". "Këtë kërkesë e paraqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracioni­t Tiranë, që të fillojë procedura në emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur, për azil. Këtë kërkesë e paraqes për shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i Lëvizjes Gulen dhe mendoj se atje mund t'i nënshtrohe­m veprimeve keqtrajtue­se", shkruan Simsek në letrën drejtuar Drejtorisë së Kufirit dhe Migracioni­t, që është bërë më datë 8 janar 2020. Letra e nisur nga Burgu 302, në rrugën "Mine Peza", është e shkruar me shkrim dore në turqisht dhe e përkthyer në shqip, duke u firmosur nga avokati, vetë Simsek dhe përkthyesi. E shkruar me shkrim dore në shqip dhe turqisht. Më 27 janar, Selami Simsek do të dalë sërish para Gjykatës, pasi do të lexohet pretenca. Ai akuzohet për falsifikim dokumentes­h dhe duke qenë se ka pranuar akuzën, atij i është pranuar edhe gjykimi i shkurtuar. Simsek u arrestua në flagrancë në korrik 2019 në Rinas, teksa po tentonte të udhëtonte nga Rinasi drejt Kanadasë me një vizë false. Sipas Prokuroris­ë itinerari që ai do të ndiqte, ishte Rinas- Vjenë- Toronto. Prokuroria saktësia se pasaporta e tij turke ishte e rregullt, por viza kanadeze e falsifikua­r. Në deklarimet e dhënë pas arrestimit, Simsek ka pohuar se është pajisur me vizë në Prishtinë, për të cilën ka paguar 5 mijë euro, përmes një të afërmit të tij, te një person që ai thotë se nuk e njeh.

Letra e Simsek, drejtuar Drejtorisë së Migracioni­t

Selami Simsek në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.