MËSUESI TURK, HARUN ÇELIK, IU DORËZUA TURQISË MË 1 JANAR

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Më 1 janar, pas gati pesë orësh pritjeje në të ftohtë për lirimin e mësuesit Harun Çelik nga Burgu 302, në Tiranë, një duzinë personash - shumica turq që jetojnë në Shqipëri, u bënë dëshmitarë të një operacioni të errët të Policisë së Shtetit, pa mundur të pengojnë dëbimin e tij si "pako postare" drejt Turqisë. Në vend të lirimit, 42- vjeçari Çelik u ngjit në një fuoristrad­ë policie në Burgun 302 për t'u dërguar fillimisht në Ambasadën turke në Tiranë, më pas në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracioni­t dhe në fund në Aeroportin "Nënë Tereza", si pasagjer i detyruar i fluturimit të orës 20: 55. E gjithë skena zgjati më pak se katër orë në një ditë feste dhe pushimi në Tiranë, duke lënë pas një mori pikëpyetje­sh mbi ligjshmëri­në e dëbimit, motivet dhe shkeljen e konventave ndërkombët­are për të drejtat e njeriut nga Shqipëria. "Është rrëmbim personi", i tha BIRN- it një dëshmitar turk i dëbimit të Çelik, në një nga kafenetë e Tiranës, ku u takuam në praninë e një përkthyesi. Ndjekës i të gjitha lëvizjeve të Çelik nga burgu deri në aeroport, ai e përshkruan skenën përballë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracioni­t në Laprakë, si momentin e parë kur e kuptuan se çfarë po ndodhte, duke i bërë thirrje Harun Çelik që të kërkonte azil dhe avokat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.