U arrestua se dhunoi vajzën, nëna: U sajua, burri e ngacmonte

Panorama (Albania) - - PRETHE -

Gjykata e Sarandës ka lënë në masë sigurimi personal shtetasen Elisabeta Mita, gruan e arrestuar tri ditë më parë se ushtronte dhunë fizike ndaj vajzës 13 vjeçe. Ngjarja është denoncuar pak ditë më parë në emisionin "Fiks- Fare", teksa në video dukej dhe dëgjohej nëna duke ushtruar dhunë brutale ndaj vajzës së saj të mitur. Gjatë dëshmisë që gruaja ka dhënë në Polici, sipas saj, gjithçka ka ndodhur si pasojë e ish- bashkëshor­tit, me të cilin ka edhe një djalë 5 vjeç. Ajo është shprehur se me të është ndarë, por kundër vullnetit të saj, Arjani vazhdonte të jetonte me Elisabetën në banesën e marrë me qira nga kjo e fundit. Për videon e publikuar në media, gruaja thotë se nuk është e vërtetë, madje fajëson ish- bashkëshor­tin e saj për montim, pasi ai ka mbaruar arsimin për regjisurë. "Momenti që unë jam konfliktua­r me vajzën time nuk është siç paraqitet në televizor, kam dyshime se është manipuluar kjo video dhe kërkoj të bëhet ekspertimi i saj se ish- bashkëshor­ti im ka mbaruar për aktrim dhe regjisurë dhe di të përdorë mënyrat për të bërë manipulime. Mendoj se qëllimi i ish- bashkëshor­tit tim ka qenë që ai të marrë kujdestari­në e djalit dhe të vajzës sime, me qëllim që të përfitojë bonuset dhe banesën që unë marr nga Bashkia Sarandë. Sa e dua unë vajzën time këtë e di unë dhe zoti në qiell, por rrethanat e mia ekonomike sociale dhe ngatërresa me një njeri si ish- bashkëjetu­esi im, më ka bërë sikur unë jam përbindësh", është shprehur Elisabeta. Më tej, ajo është shprehur se është grua me halle, pasi edhe nga burri i parë është ndarë. Për Arjanin, ishbashkës­hortin e dytë me të cilin ka një djalë, ka dyshime se e ngacmonte vazhdimish­t vajzën e saj. "Koha nuk më kujtohet, por kam shkuar në shtëpi dhe kam gjetur vajzën e ish- bashkëjetu­esin në divan të mbuluar me të njëjtën batanije dhe sa hyj unë brenda u larguan nga njëri- tjetri. I kam thënë vajzës së çfarë kërkon aty, ajo më ka thënë se kisha ftohtë nga këmbët dhe do t'i fuste këmbët, te këmbët e babit ( në mes). Shumë herë të tjera e afronte vajzën shumë afër, duke i kërkuar t'i tregonte programe nga telefoni, por ishin kaq afër sa të jepte përshtypje­n se ai e ngacmonte ose e prekte, ose prekej me të shumë afër dhe në mënyrë intime, gjë që më krijonte shqetësim dhe dyshim se mos më ngacmonte vajzën", ka treguar më tej 41- vjeçarja.

Elisabeta Mita, dje në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.