Kërkohej për vrasje në Francë, 27- vjeçari arrestohet në Tiranë

Panorama (Albania) - - PRETHE -

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme një 27- vjeçar me origjinë shqiptare, por lindur dhe rritur në Francë. Ai është vënë në pranga pasi në vendin e tij të lindjes, akuzohet për një vrasje. Sipas burimeve të Policisë, i riu i identifiku­ar me emrin Tedi Qirjako kishte ardhur në Shqipëri për t'u fshehur pas krimit që kishte bërë në qytetin e tij të lindjes. Qirjako kishte hyrë në Shqipëri me dokumentac­ion të rregullt, para se të shpallej në kërkim ndërkombët­ar. Mësohet se 27- vjeçari kishte mbërritur në muajin tetor të vitit të shkuar për t'iu fshehur autoritete­ve franceze, ndërsa jetonte në një hyrje me qira në Rrugën e "Barrikadav­e", tek ish- kinemaja "17 nëntori". Ndërkohë, mësohet se 27- vjeçari Qirjako akuzohet se ka vrarë me pistoletë një shtetas në qytetin Nantes, në Francë. "Ky shtetas, dyshohet se në Nantes, Francë, ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentac­ion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombët­ar", theksoi dje në një deklaratë zyrtare Policia e Tiranës. Tashmë ndaj tij po përgatiten procedurat e ekstradimi­t pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Vrasja", "Grup i strukturua­r kriminal" dhe "Armëmbajtj­a pa leje", vepra maksimumi i dënimeve shkojnë në "Burgim i përjetshëm". Operacioni për kapjen e të riut u kodua "Barrikada" dhe u ndërmor nga Sektori i Hetimit të Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpuni­m me Sektorin e Forcës së Posaçme Operaciona­le dhe Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

AKUZAT 27- vjeçari, Tedi Qirjako, i cili akuzohet se ka vrarë me pistoletë një shtetas në qytetin e lindjes Nante të Francës ka hyrë në Shqipëri në muajin tetor 2019. Policia deklaron se i riu kishte arritur të largohej dhe të hynte në Shqipëri me dokumentac­ion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombët­ar. Pasi kishte hyrë pa pengesa në vendin tonë, ai kishte marrë një banesë me qira në rrugën e "Barrikadav­e", në afërsi të qendrës së Tiranës ku dhe është arrestuar. Ndërkohë, mësohet se Policia e Tiranës kishte mbledhur informacio­ne të sigurta se një i kërkuar për vrasje nga Franca fshihej në atë zonë, duke organizuar operacioni­n "Barrikada". Kanë qenë orët e para të mëngjesit kur Policia ka bërë ndërhyrjen, ndërsa i riu nuk ka bërë asnjë rezistencë. Ai është kapur në befasi nga punonjësit e Policisë. Ndërsa ky nuk është rasti i parë kur një person i kërkuar për krime të rënda në shtete të tjera strehohen në Shqipëri. Në bashkëpuni­m me Policitë e shteteve të tjera, ata arrestohen me qëllim ekstradimi­n drejt vendit ku kanë kryer krimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.