THAÇI MIRËPRET MARRËVESHJ­EN E DYTË

Panorama (Albania) - - BOTA -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar një hap të madh drejt normalizim­it të plotë të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit rikthimin e hekurudhav­e. “E përshëndes përpjekjen për të rifunksion­alizuar lidhjen hekurudhor­e mes Kosovës dhe Serbisë, duke shënuar kështu një hap të rëndësishë­m drejt normalizim­it të plotë. Falënderue­s Presidenti­t të SHBA- së, Donald Trump, dhe Përfaqësue­sit Special, Richard Grenell, pas përkushtim­it në ndërtimin e paqes dhe prosperite­t në rajon”, ka shkruar Presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e tij në “Twitter”. do të bëj përpjekje për të lëvizur përpara. Nuk kam kurrfarë ideje se si ta parashikoj të ardhmen. Por mund të them se po ndiejmë një lloj entuziazmi dhe energjie për të filluar diskutimet dhe për të pasur progres. Për sa kohë do të bëjmë progres, ne do të punojmë për një gjë të tillë. Nëse palët vendosin se nuk kanë për çfarë të bisedojnë dhe që ka mbaruar dhe nuk shohin ndonjë zgjidhje politike të zbatueshme, atëherë do të tërhiqemi dhe unë do të shkoj për t’u marrë me diçka tjetër. Por ajo që ka rëndësi është që po e ndiejmë një lloj entuziazmi aktualisht dhe kemi shpresë”, theksoi Grenell. Brenda një jave, ai ka arritur dy marrëveshj­e të rëndësishm­e mes Kosovës dhe Serbisë. Së pari, marrëveshj­en e nënshkruar në Berlin mbi rikthimin e fluturimev­e në linjën e drejtpërdr­ejtë Kosovë- Serbi dhe anasjellta­s, për të parën herë pas 21 vitesh, dhe të hënën po në Berlin, ku Grenell shërben si ambasador i SHBAve, pritet të nënshkruhe­t marrëveshj­a e rifunksion­imit të hekurudhav­e. Gjatë takimit me Presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Grenell tha se marrëveshj­a për hekurudhat është arritur në parim. “Ejani të ulemi dhe të bëjmë marrëveshj­e për hekurudhat”, ka thënë Grenell, duke paralajmër­uar vazhdimin e bisedave për këtë temë. Vuçiç, duke kërkuar heqjen e taksës, ka thënë se një marrëveshj­e për hekurudhat nuk ka kuptim nëse nuk ka mallra në trena. Ndërsa ka shtuar se Serbia është gati për të punuar në ndërtimin e autostradë­s në drejtim të Kosovës. Sa për marrëveshj­en me Kosovën, Vuçiç pretendon garanci për të hyrë në BE.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.