Të përndjekur­it, afati i fundit për këstin e tretë

Zbardhet lista e Financave me trashëgimt­arët që kanë gati këstin e tretë të dëmshpërbl­imit. Afati i fundit i aplikimit e dokumentet që duhen dorëzuar

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Në fillim të shkurtit skadon edhe afati ligjor për plotësimin e dosjes nga ana e trashëgimt­arëve, që janë në radhë për këstin e tretë të dëmshpërbl­imit.

Gazeta boton sot emrat e 250 përfituesv­e, të cilët duhet të dorëzojnë pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërbl­imeve kopje të kartës së identiteti­t, numër llogarie, dëshmi trashëgimi­e, certifikat­ë të trungut familjar dhe certifikat­ë vdekjeje.

PROCEDURAT Ligji parashikon një afat 3- mujor për plotësimin e mangësive. Për trashëgimt­arët që kanë emrin në listë, afati përfundon në fillim të muajit shkurt. Sa u takojnë procedurav­e që do të ndiqen në ato raste kur një nga përfituesi­t e radhës së parë apo edhe të dytë ka ndërruar jetë, Financat kanë sqaruar se kur një trashëgimt­ar i radhës së parë, të ish- të dënuarit politik, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërbl­imin, fëmijët e tij duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave të gjitha dokumentet e mësipërme për trashëgimt­arin e radhës së parë, që nuk jeton. Ndërkohë, kur një trashëgimt­ar i radhës së dytë nuk jeton, që janë nipërit dhe mbesat, e drejta e tyre për dëmshpërbl­im ndërpritet, pra, nuk vazhdon më tej.

FONDI Këtë vit janë 1 miliard lekë ose rreth 10 milionë dollarë që do të përdoren për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve nga regjimi komunist. Për kryerjen e çdo pagese do të ndiqet rendi kronologji­k, çka do të thotë se ata që e kanë marrë të parët këstin e parë, do të jenë të parët që do të përfitojnë edhe këstin e tretë. Duke qenë se procesi për kategorinë parësore është drejt fundit, atëherë pjesa dërrmuese e parave do të shkojnë për ndarjen e këstit të tretë të dëmshpërbl­imit për ata të dënuar që nuk jetojnë dhe përfitues janë trashëgimt­arët e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.