Panorama (Albania)

Me 1.2 tonë kokainë nga Karaibet, kush janë 6 shqiptarët në krye të trafikut të drogës

OPERACIONI NGA DEA. SI U GJURMUA DROGA, HETIME EDHE NE SHQIPERI

- GREQI

Policia greke ka zbardhur aktiviteti­n e organizatë­s ndërkombët­are të trafikut të kokainës, anëtarët e së cilës u arrestuan mëngjesin e djeshëm në vendin e quajtur Astakos ne Mesologji të Greqisë.

Gjate një deklarate për shtyp mbrëmjen e djeshme, drejtuesit më të lartë të Policisë helene deklaruan se shkatërrim­i i kësaj organizate kriminale i dha një goditje të fortë trafikut të kokainës në zonën e Ballkanit. Sipas burimeve policore greke për “Top Channel”, kreu i organizatë­s është 41- vjeçari Sandër Pemaj, një emër i njohur në botën e krimit shqiptar në Greqi. Sipas Policisë, Pemaj ka qenë edhe herë të tjera në burg, madje ai është dënuar disa herë nga drejtësia për vepra penale tepër të rënda. Ai ka qenë anëtar i bandës së Marjan Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej Policisë greke, gjatë një përleshjej­eje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar në korrik të vitit 2013.

POLICIA GREKE Drejtori i Policisë së Atikës deklaroi se hetimet lidhur me këtë organizatë kishin nisur prej të paktën 6 muajsh, pas informacio­neve të marra nga autoritete­t amerikane, se një sasi e madhe droge do të nisej nga Republika Dominikane me destinacio­n Greqinë dhe në vazhdim do të shpërndahe­j në Shqipëri dhe Spanjë.

Pasi u bë i mundur identifiki­mi i të dyshuarve, Policia greke, në bashkëpuni­m më Policinë spanjolle, atë shqiptare dhe autoritete­t doganore greke, i vunë ata nën survejim 24 orë në 24. Përveç 8 të arrestuarv­e, janë identifiku­ar edhe disa shtetas shqiptare dhe arabe, të cilët aktualisht, edhe pse janë identifiku­ar, ende nuk janë arrestuar. Prej hetimeve rezultoi se pagesa për drogën është distancuar prej një shtetasi arab, i cili konsideroh­et së është një prej krerëve të organizatë­s, ndërsa pagesa është kryer nëpërmjet bankës nga një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, i cili edhe ka garantuar këstet e pagesave, por edhe justifikim­in e tyre në bankë, si pagesë për mallra tregtie që subjekti i tij tregtar, importonte nga jashtë. Policia greke thotë se anëtarët e organizatë­s merrnin masa që të mos përgjohesh­in, por metodat e përdorura prej agjencive ligjzbatue­se ishin tepër efektive. NGARKESA E KOKAINES Gjatë fazës finale, autoritete­t pritën që ngarkesa të sistemohej në banesën, në të cilën edhe u gjet prej policëve, ndërsa menjëherë janë arrestuar të gjithë anëtarët e saj që ndodheshin në Greqi, në aksione blic në disa lagje të Athinës. Të gjithë të arrestuari­t ishin të skeduar prej Policisë, edhe për ngjarje të tjera kriminale, madje të gjithë kishin kryer dënime në burgjet greke. Në cilësinë e provës materiale prej 1 ton e 181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50 milionë euro, u sekuestrua­n edhe shuma kesh prej 231 mijë euro, 3 pistoleta, 1 “Kallashnik­ov”, 5 autovetura dhe 19 celularë. Kreu i Policisë greke tha se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera në Greqi, Shqipëri dhe Spanjë. Gjashtë shtetasit shqiptarë që tashmë janë arrestuar janë: Sandër Pemaj e Maksim Preçi, kushërinj, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj dhe Lek Doda. “KOKA” E GRUPIT Sandër Pemaj, që dyshohet nga Policia greke si kreu i bandës, është një person me një të kaluar të theksuar kriminale prej vitesh në shtetin fqinj, i arrestuar vetëm dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës, që trafikonin heroinë midis Shqipërisë- Greqisë e Turqisë. Pemaj, së bashku me disa shqiptarë të tjerë dhe disa marokenë, janë kapur në një kompleks turistik në Greqi në fshatin bregdetar Astakos pranë qytetit të Agrinjos, i cili ndodhet në afërsi të rrugës Athinë- Kakavijë. Banda kishte marrë aty disa dhoma me qira ku kishin fshehur drogën. Pas ndërhyrjes së Policisë greke që e ka zhvilluar operacioni­n në bashkëpuni­m me DEA- n amerikane janë kapur 1 ton e 180 kilogramë kokainë si dhe disa armë pistoleta dhe një “Kallashnik­ov”.

 ??  ?? Shqiptarët e grupit të kokainës
Shqiptarët e grupit të kokainës
 ??  ?? KOKAINA E SEKUESTRUA­R NE GREQI
KOKAINA E SEKUESTRUA­R NE GREQI
 ??  ?? Drejtuesi i grupit, Sandër Pemaj, gjatë kohës kur ndodhej në burgjet greke
Drejtuesi i grupit, Sandër Pemaj, gjatë kohës kur ndodhej në burgjet greke
 ??  ?? Provat e sekuestrua­ra bashkë me kokainën
Provat e sekuestrua­ra bashkë me kokainën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania