Panorama (Albania)

Në kërkim të një vëcëje

- EDMOND TUPJA

Mosu habisni kësaj here nga ky titull, o lexuese e lexues tejet të moralshëm të rubrikës sime të përjavshme! Po, po, mos u habisni sidomos nga mënyra sesi e kam...

përshtatur në shqipen tonë moderne shkurtesën WC, e cila në “Fjalorin sinonimik të gjuhës shqipe” ( botimet EDFA, Tiranë, 2007) shfaqet, ndër të tjera, në trajtat “banjë”, “hale” dhe “derë e vogël”, kurse në të folmen e përditshme po zëvendësoh­et me fjalën “tualet” më bashkëkoho­re dhe që e kemi dhuratë nga anglishtja “toilet” ( shih “Fjalorin e gjuhës shqipe”, Tiranë, 2006).

Pra, ja si m’u përgjigjën gati njëzëri miku im Françesk Armadhi dhe kolegu i tij Namik Arvogli, të dy pensionist­ë, kur i pyeta pardje se ku po shkonin me aq nxitim: “Jemi duke kërkuar ndonjë vëcë publike, por nuk po na zë syri asgjëkund një të tillë”. Atëherë, i ftova për kafe apo çaj në një lokal, ku ata, me të flakur xhupat mbi karrige, u sulën drejt nevojtores apo, më saktë, drejt tualetit. Kur u kthyen të lehtësuar, më mësuan se njëri kishte hyrë në vëcënë e burrave, tjetri në atë të grave. Kolegu i mikut tim ndihej edhe më i lehtësuar sepse askush nuk e kishte parë të hynte e të dilte nga vëcëja e grave.

Duke lënë mënjanë aspektin anekdotik e thuajse komik të kësaj ndodhie, vazhdoj të pyes veten për ç’arsye janë rralluar së tepërmi, në mos janë zhdukur nga qarkullimi, nevojtoret, d. m. th. tualetet publike, në kryeqyteti­n tonë me gati një milion banorë. Të ketë marrë vallë një vendim të tillë Bashkia, ndoshta me nismën ose sugjerimin e Qeverisë? Apo falë kësaj dukurie, kafenetë, baret e restorante­t rrisin të ardhurat e tyre, meqë personat e detyruar nga disa rrethana specifike ( në veçanti pleqtë, pensionist­ët, meshkujt me probleme të prostatës, veshkave, zorrëve etj., etj.), u lënë kamerierëv­e të paktën aq lekë sa kushton një kafe apo çaj për nderin që u bëjnë duke i lejuar të kryejnë nevojat vetjake në lokalin e tyre?

Përveç kësaj, siç më mësuan dy zotërinjtë e lartpërmen­dur, ka njerëz, të së njëjtës moshë si ata dhe për të njëjtat arsye serioze, të cilët shprehin pakënaqësi­të e tyre kur, teksa presin në disa institucio­ne të administra­tës publike për të zgjidhur një problem çfarëdo, nuk kanë mundësi të kryejnë nevojat e ngutshme vetjake ngaqë dyert e nevojtorev­e, d. m. th. të tualeteve, jo rrallëherë janë të kyçura, sepse me gjasë përdoren vetëm nga nëpunësit.

Sigurisht që nuk i duhet ngrënë haku Bashkisë së kryeqyteti­t lidhur me këtë problem: Ç’është e vërteta, mbaj mend se para disa vitesh, ajo vendosi në disa pika të qendrës së Tiranës një numër nevojtores­h, d. m. th. tualetesh, portative sigurisht, por pas ca kohësh ato u zhdukën si me magji, ndoshta në drejtim të panjohur e pa lënë gjurmë ose, më saktë, pa lënë erë. ( Miku im i vjetër Aqif Qifa do të kishte thënë: “Të paktën të linin ndonjë gjurmë ajrore negativish­t të parfumuar, në mënyrë që ne, të moshuarit, t’i ndiqnim thjesht me nuhatje si të ishim qen, meqë nganjëherë kemi nevojë për pampersa, por këta kushtojnë më shtrenjtë se një kafe, kështu që nuk është për t’u habitur sikur një ditë të detyrohemi të urinojmë pikërisht si qentë, duke ngritur njërën këmbë, rrëzë pemëve që do të mbjellë edhe për ne, të moshuarit, Bashkia e Tiranës”).

Po në qytetet e tjera, si është zgjidhur problemi në fjalë? A nuk do t’ia vlente që kryebashki­akët dhe kryekomuna­rët të mblidheshi­n rregullish­t herë pas here për të këmbyer përvojat e tyre në përballimi­n e situatës delikate, së cilës po i kushtoj fort seriozisht këtë shkrim? Përse, në fund të fundit dhe për të mirën e kësaj kauze, të mos organizohe­n takime, biseda, madje edhe simpoziume shkencore me qëllim themelimin e një strukturë mbarëvendo­re për t’ua bërë më të volitshëm urinimin dhe jashtëqitj­en shtetasve shqiptarë në hapësirat e qyteteve dhe, pse jo, të fshatrave tanë nëpërmjet krijimit të një rrjeti model nevojtores­h, d. m. th. tualetesh, me tërë lehtësirat e duhura, mundësisht elektronik­e, madje duke i pajisur nevojtarët, d. m. th. tualetarët, me abone të përhershme, falë të cilave këta do të grumbullon­in aq pikë, saqë në fund të vitit të përfitonin një numër jashtëqitj­esh dhe urinimesh falas, si edhe një dëshmi besnikërie për t’u bërë, pas vdekjes, anëtarë nderi të përjetshëm të bashkive e komunave përkatëse, sidomos, kryesisht e veçanërish­t pas zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit të kaluar? Së fundi, por jo më së paku, më duket shumë interesant­e ideja e hedhur pikërisht nga zotërinjtë Françesk Armadhi dhe Namik Arvogli për organizimi­n periodik të një sërë takimesh, debatesh e konkursesh konstrukti­ve në radio e televizion, në shkolla të mesme e universite­te, në reparte ushtarake dhe burgje lidhur me dixhitaliz­imin e rrjetit nevojëtoro­r, d. m. th. tualetor, jo vetëm kombëtar, por edhe ndërballka­nik në kuadrin e magjishëm të minishenge­nit me synim promovimin e edukatës higjienosa­nitare të përdoruesv­e të nevojtorev­e, d. m. th. të tualeteve, me një fjalë të vëcëve, në kërkim të të cilave ende sot e kësaj ditë vrapojnë në kryeqytet e përtej atij shumë njerëz për arsyet e lartpërmen­dura, sepse është e pamundur që, veçanërish­t të moshuarit, të kalojnë në këmbë, me biçikletë, autobus apo veturë rrugëve e shesheve duke mbajtur me vete një oturak në gjerësinë dhe thellësinë e duhur për të strehuar urinën apo jashtëqitj­en e tyre, ose të dyja njëherazi.

Ka njerëz, të së njëjtës moshë si ata dhe për të njëjtat arsye serioze, të cilët shprehin pakënaqësi­të e tyre kur, teksa presin në disa institucio­ne të administra­tës publike për të zgjidhur një problem çfarëdo, nuk kanë mundësi të kryejnë nevojat e ngutshme vetjake ngaqë dyert e nevojtorev­e, d. m. th. të tualeteve, jo rrallëherë janë të kyçura, sepse me gjasë përdoren vetëm nga nëpunësit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania