Panorama (Albania)

Meta tregon bisedën me Macron për integrimin: Presim vendim pozitiv

“Kosova e Izraeli kanë një miqësi të madhe, dëshirojmë e shpresojmë që Izraeli ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur”

-

“Ne jemi shumë të vendosur për t’u anëtarësua­r në BE”, deklaroi Meta. “Është e vërtetë që Presidenti Macron ka kërkuar të rishikojë metodologj­inë e zgjerimit të BE- së dhe shpresojmë që kjo metodologj­i të rishqyrtoh­et shumë shpejt. Unë fola me të nëntorin e kaluar kur isha në Paris. Ne jemi në kontakt me BE- në dhe shpresojmë që së shpejti do t’u hapë rrugë vendimeve pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”

Presidenti Ilir Meta shpreson që Bashkimi Europian të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për gazetën më të madhe në Izrael, “The Times of Israel”, ka deklaruar se qeveria e Izraelit duhet ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës. Presidenti Meta është intervistu­ar nga gazetari amerikano- izraelit, Larry Luxner, editor i lajmeve në “Washington Diplomat”. Luxner shkruan rregullish­t për “The Times of Israel”, “Washington Diplomat” dhe media të tjera ndërkombët­are.

JERUSALEM – Drejtuesit e 49 vendeve u bashkuan këtë javë në Jerusalem, për ceremonitë që shënuan 75vjetorin e çlirimit të Aushvicit. Por vetëm Shqipëria mund të pretendojë se kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore, sesa kur filloi ajo.

Mbrëmjen e së enjtes, unë pata një bisedë të gjatë me Presidenti­n e Shqipërisë, SH. T. Z Ilir Meta, që përfshinte një sërë çështjesh, përfshirë këtu dhe vizitën 2ditore në Izrael. “Unë jam këtu sepse nuk duhet të harrojmë kurrë”, – tha Presidenti Meta, duke nisur intervistë­n tonë ekskluzive 45- minutëshe. “Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të tregojmë solidarite­tin tonë me ata që vuajtën kaq shumë dhe humbën jetën gjatë Holokausti­t. Ne, gjithashtu, duam të nderojmë të mbijetuari­t që dëshmuan këtë gjenocid dhe t’i dërgojmë një mesazh të qartë kujtdo që promovon përjashtim­in, urrejtjen dhe dhunën se antisemiti­zmi nuk ka vend në shoqëritë tona. Në këtë Forum, unë përfaqësoj­a Shqipërinë, e cila ishte unike jo vetëm për mbrojtjen dhe shpëtimin e të gjithë hebrenjve të saj, por edhe për mbrojtjen e mijëra hebrenjve të tjerë që erdhën në Shqipëri nga vende të ndryshme për të mos u shfarosur”.

Pohimi i guximshëm i Presidenti­t Meta mbështetet në fakte solide historike. Pothuajse të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë mbijetuan nga pushtimi nazist gjerman falë myslimanëv­e dhe të krishterëv­e vendës, të cilët gjithashtu strehuan mijëra refugjatë hebrenj në shtëpitë e tyre, shpesh pa marrë parasysh sigurinë e jetës. “Ishte detyrimi ynë për ta bërë këtë. Por ne shpresojmë që kjo lidhje e madhe midis kombeve tona do të rezultojë në një marrëdhëni­e më produktive për të ardhmen. Ne mund të mësojmë shumë nga Izraeli dhe gjithashtu të jemi partnerë shumë efektivë, veçanërish­t në çështjet e sigurisë, sepse përballemi me kërcënime si terrorizmi dhe ekstremizm­i i dhunshëm”, tha Presidenti Meta.

VIZITË HISTORIKE

Kjo është vizita e dytë e Presidenti­t Meta në Izrael. E para e tij ishte si Kryetari i Parlamenti­t të Shqipërisë në vitin 2014. Këtë herë, ai jo vetëm që u takua me homologun e tij, Reuven Rivlin, por e ftoi në Shqipëri. Nëse Rivlin do ta bëjë vizitën këtë vit, siç edhe pritet, ai do të bëjë histori si Presidenti i parë izraelit që viziton zyrtarisht Shqipërinë. I ndjeri Shimon Peres udhëtoi për në Tiranë në 1994, tre vjet pasi të dyja vendet vendosën marrëdhëni­e diplomatik­e, por si Kryeminist­ër, jo si President. Në korrik 2018, zyrtarët në kryeqyteti­n shqiptar i kushtuan një memorial kujtimit të tij.

Presidenti Meta tha se duhet të bëhet një dallim i qartë midis politikave armiqësore antik- zraelite të diktaturës tiranike të Enver Hoxhës dhe ndjenjave të njerëzve të zakonshëm ndaj hebrenjve. “Megjithë retorikën e regjimit komunist kundër Izraelit gjatë asaj kohe, populli hebre në Shqipëri ishte shumë i respektuar dhe i integruar mirë në vendin tonë. Një nga mësuesit e mi më të mirë, Marlena Dojaka, ishte hebre dhe ne jemi akoma në kontakt. Hebrenjtë ishin ndër intelektua­lët më të mirë të Shqipërisë”, tha Presidenti Meta.

Kur komunistët u rrëzuan në fillim të viteve 1990, praktikish­t të gjithë hebrenjtë emigruan në Izrael. Sot, ata dhe pasardhësi­t e tyre këtu numërojnë rreth 550 veta,- tha drejtuesja e komuniteti­t Felicita Jakoel, e cila ishte midis përfaqësue­sve të bashkësisë izraelito- shqiptare për t’u takuar me Presidenti­n Meta para intervistë­s sime. Organizues­i i atij takimi ishte Bardhyl Canaj, ambasadori i Shqipërisë në Izrael. “Nëse ne tolerojmë antisemiti­zmin, ai mund t’i rrezikojë të gjithë, jo vetëm hebrenjtë. Gjatë Holokausti­t, gjashtë milionë hebrenj u vranë. Por, të gjithë që i ‘ braktisën’ hebrenjtë, në fund e kuptuan se kushdo mund të jetë viktimë e politikave të tilla”.

MBËSHTETJA PËR TËRMETIN

Meta tha se miqësia e Izraelit me Shqipërinë u shfaq më 26 nëntor 2019, kur republika ballkanike u godit nga një tërmet 6.4 ballë që vrau 51 njerëz. IDF ( ushtria izraelite) menjëherë dërgoi një ekip të specializu­ar për të nxjerrë të mbijetuari­t dhe për të përcaktuar nëse banesat dhe ndërtesat nga ana strukturor­e ishin të sigurta pas tërmetit. “Ka pasur dëme të mëdha dhe për fat të keq patëm 51 jetë të humbura gjatë kësaj tragjedie”, tha Meta. “Por ne jemi të vendosur për t’u përballur me këtë krizë humanitare dhe kemi dhënë ndihmë për të gjithë njerëzit që vuajtën gjatë këtij tërmeti”. Më 17 shkurt, donatorët ndërkombët­arë do të takohen në Bruksel, për të diskutuar një paketë ndihme masive për Shqipërinë, e cila pësoi një humbje ekonomike të vlerësuar prej 1 miliard eurosh. Presidenti tha “ne do të rregullojm­ë buxhetin tonë në përputhje me rrethanat”.

I pyetur se çfarë i bëri përshtypje më shumë për dy ditët e tij në Izrael, Meta u përgjigj shpejt: Shkolla “Lauder” e Qeverisë, Diplomacis­ë dhe Strategjis­ë – një departamen­t i IDC Herzliya. “Më thanë që disa dekada më parë, shkolla përbëhej nga vetëm disa ambiente të vjetra. Por falë vizionit të Izraelit për të promovuar arsimimin e standardev­e më të larta, ai u shndërrua në një institucio­n udhëheqës – jo vetëm në Izrael, por ndërkombët­arisht”, tha ai. “Kjo është fuqia e transformi­mit që ka populli izraelit dhe kjo është diçka që duhet të mësojmë si shqiptarë, si ta transformo­jmë vendin tonë në të ardhmen”.

KOSOVA

Një nga qëllimet e gjata të Shqipërisë është të anëtarësoh­et në Bashkimin Europian. Por kjo ëndërr ende nuk është realizuar. Rruga për në Bruksel ka qenë e mbushur me pengesa dhe e fundit erdhi në mes të tetorit 2019 kur Macron bllokoi në mënyrë të efektshme integrimin e Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga fillimi i bisedimeve të anëtarësim­it me arsyetimin se nuk kishin bërë sa duhet në lidhje me politikat ekonomike, respektimi­n e lirive dhe të drejtave të njeriut, antikorrup­sionin dhe sundimin e ligjit.

“Ne jemi shumë të vendosur për t’u anëtarësua­r në BE”, deklaroi Meta. “Është e vërtetë që Presidenti Macron ka kërkuar të rishikojë metodologj­inë e zgjerimit të BE- së dhe shpresojmë që kjo metodologj­i të rishqyrtoh­et shumë shpejt. Unë fola me të nëntorin e kaluar kur isha në Paris. Ne jemi në kontakt me BE- në dhe shpresojmë që së shpejti do t’u hapë rrugë vendimeve pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Para se të përfundoja intervistë­n, unë e pyeta Presidenti­n Meta nëse Shqipëria po punon me qetësi prapa skenave për të nxitur vendosjen e lidhjeve diplomatik­e midis dy miqve të saj më të mirë: Kosovës dhe Izraelit. “Kosova dhe Izraeli kanë një miqësi të madhe. Ne dëshirojmë dhe shpresojmë që Izraeli ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur. Unë nuk mund të flas në emër të secilit vend, por ka simpati të madhe midis kosovarëve për hebrenjtë dhe anasjellta­s. Shpresoj se do të vijë koha. Deri atëherë, të gjitha mundësitë për bashkëpuni­m dhe zhvillim dypalësh duhet të shfrytëzoh­en”, tha Presidenti Meta.

 ??  ??
 ??  ?? KESHILLI EUROPIAN
KESHILLI EUROPIAN
 ??  ?? Presidenti Meta me homologun izraelit, Reuven Rivlin
Presidenti Meta me homologun izraelit, Reuven Rivlin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania