Panorama (Albania)

Që SPAK- u të mos vdesë pa lindur…

- ZEF PREÇI

Sikursedih­et, mbi bazën e ligjit 95/ 2016, tashmë është duke u ngritur Njësia Speciale Kundër Korrupsion­it, e njohur ndryshe...

si SPAK. Ky institucio­n do të përbëhet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar si edhe Njësia e Pavarur Hetimore, ndryshe e quajtur Byroja Kombëtare e Hetimit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, si organi përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen penale në fushën e korrupsion­it dhe krimit të organizuar, përfaqëson akuzën përpara gjykatave të posaçme. Sipas Nenit 4 të këtij ligji, Prokuroria e Posac’me “… ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës se Shkallës së Pare kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimi­n e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj”.

Nëse hedhim vështrimin në objektin e veprimtari­së së Drejtorisë Kombëtare të Antikorrup­sionit të Rumanisë ( DNA) të krijuar me 2002 – agjencisë model për SPAK- un tonë dhe në vendet fqinje ku po zbatohen Reforma në Drejtësi, nuk mund të mos vësh re një ndryshim, që mendoj se do të bëhet së shpejti shumë problemati­k në efikasitet­in dhe rezultatet e kësaj agjencie. Kështu, DNA - Agjencia e specializu­ar e Ndjekjes së Antikorrup­sionit në Rumani – trajton në mënyrë të përqendrua­r dhe është e specializu­ar në trajtimin e rasteve të korrupsion­it të nivelit të lartë dhe të mesëm, që me parë trajtohesh­in në të gjitha zyrat e Prokuroris­ë dhe inspektora­teve policore të atij shteti. D. m. th., krijimi i njësisë së posaçme lidhet me përdorimin në mënyrë të përqendrua­r të burimeve në dispozicio­n për specializi­min, trajnimin dhe ato teknike. D. m. th., nga një krahasim i thjeshtë i fokusit të veprimtari­së vihet re një ambiguitet dhe mungesë prioritete­sh në agjencinë tonë që po merr formë këto ditë. SPAK ka një juridiksio­n formalisht më të gjerë dhe të papërcaktu­ar mjaftueshë­m...

Detaji i dytë në ngjashmëri­të dhe dallimet midis DNA rumune dhe SPAK- ut shqiptar ka të bëjë me përcaktime­t ligjore sa u takon kritereve, mbi bazën e të cilave agjencia e ushtron aktiviteti­n e saj. Sipas ligjit rumun, DNA e ushtron veprimtari­në e vet mbi tri kriteret baze, që janë: a) pozicionet publike që mbajnë personat që dyshohet se kanë kryer një vepër korruptive; b) vlera e dëmit të shkaktuar; c) vlera e ryshfetit të dhënë ose të marrë. Ndërsa ligji për SPAK- un shqiptar mjaftohet me përcaktimi­n e mësipërm, duke theksuar se në cilat institucio­ne Prokuroria e Posaçme përfaqëson akuzën si dhe pavarësinë e saj në procesin hetimor si prerogativ­a kushtetues­e.

Nisur nga njoftimet e shtypit të javëve të fundit nuk mund të mos vihen re dy tendenca kontradikt­ore në raport me SPAK- un, që, sipas mendimit tim, shkojnë përtej parashikim­eve ligjore e kushtetues­e, por edhe përkundër interesit publik. Kështu, në këto njoftime, vihet re se në mjaft raste prokuroria dhe gjykatat, veçanërish­t prokurorët që nuk i janë nënshtruar procesit të vetingut, po nxitojnë të “kopsitin letrat”, d. m. th., të mbyllin çështje, që në mënyrë krejt të natyrshme mund dhe duhej të ishin nën juridiksio­nin e SPAK- ut. Këtu bëjnë pjesë edhe makro- çështje të diskutuara në vite, apo çështje për të cilat ka një dyshim të gjerë publik për favorizimi­n ndaj elitës politike dhe individëve të korruptuar në radhët e vendimmarr­ësve dhe ligjvënësv­e të saj. D. m. th., po nxirren jashtë juridiksio­net e SPAK- ut, çështje që përfshijnë autoritete të larta shtetërore, çështje për të cilat dyshohet se janë shkaktuar dëme të mëdha në buxhetin e shtetit dhe në menaxhimin e aseteve publike si dhe përfliten dhe dyshohen përfitime korruptive në shuma të mëdha monetare.

Tendenca e dytë e dukshme e kohëve të fundit ka të bëjë me “furnizimin” e SPAK- ut me çështje periferike, të dorës së fundit, deri edhe te korrupsion­i i dyshuar i ndonjë inspektori të mjedisit, punonjësi të universite­tit apo ndonjë polici rrugor që pranon 1 mijë lekë ryshfet për të mos ndëshkuar një shkelje që bën drejtuesi i mjetit etj.

Të dyja këto tendenca - largimi nga juridiksio­ni i SPAK i çështjeve me interes publik, pa folur për çështje që meritojnë të rihapen edhe sikur të ishin mbyllur me herët) dhe përcjellja drejt SPAK- ut e çështjeve, që normalisht duhet të trajtohesh­in nga Prokuroria e zakonshme - mund të lexohen edhe si qëllime djallëzore të elitës politike “për të lëvizur gjithçka, duke mos lëvizur asgjë” apo “për t’u hedhur hi syve” qytetarëve, duke u mjaftuar thjesht me kapjen politike të institucio­neve të reja të drejtësisë. Qytetarët, siç tregojnë edhe shifrat e braktisjes së vendit gjatë dekadës së fundit, nën presionin e varfërisë dhe të keqqeveris­jes, kanë humbur shpresën dhe nuk e teproj të them se SPAK- u shihet për shumicën e tyre si një mjet i ligjshëm për të rikthyer normalitet­in demokratik si dhe për të stabilizua­r funksionim­in e institucio­neve të vendit. E thënë ndryshe, pa ndëshkimin sipas ligjit të zyrtarëve të lartë që kanë abuzuar me pushtetin, pa rikthimin në buxhet të shumave të grabitura nga taksat dhe asetet publike prej tyre, pa krijuar një mentalitet të shtetit që ndëshkon mbi bazën e ligjit dhe jo mbi bazën e urdhrit të shefit siç është sot, vështirë se ky vend mund të bëhet i jetueshëm...

Përfitoj nga rasti për t’i bërë një ftesë publike Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, që me urgjencë të angazhohet në përgatitje­n e akteve përkatëse në ndihmë të funksionim­it të SPAK, duke përfshirë edhe përcaktimi­n e kritereve, mbi bazën e të cilave ky institucio­n duhet të ushtrojë juridiksio­nin e vet. Nëse do të jetë e nevojshme edhe përfshirja e Kuvendit të Shqipërisë, kjo duhet bërë pa humbur kohë. Përndryshe, të gjithë duhet të bëhemi gati për një situatë të zbatimit të ligjit dhe ndëshkimit të keqqeveris­jes, korrupsion­it dhe krimit të organizuar edhe më të keqe nga kjo e sotmja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania