Panorama (Albania)

Plumbat në Vlorë, pas sherrit për pronësinë

I dëmtuari e autori ishin miq, ndërmjetës­ues në një konflikt pronësie

-

Përplasja me armë që ndodhi ditën e premte, në zonën e "Ujit të ftohtë", në Vlorë, ishte pasojë e një konflikti mes dy miqsh, të cilët kishin hyrë si ndërmjetës­ues për zgjidhjen e një konflikti pronësie.

Policia e Vlorës, pas dëshmisë së të dëmtuarit, 36vjeçarit Eneo Greca, ka identifiku­ar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Mario Ramosaçaj, i cili dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri mikun e tij. Burime nga Policia thanë dje se Greca dhe Ramosaçaj kishin lidhje me palët që ishin përfshirë në një konflikt pronësie në qytetin bregdetar, i dëmtuari njihte njërën palë ndërsa autori, palën tjetër. Për këtë arsye, duke qenë se ishin miq, ata kishin vendosur të ndërmjetës­onin te palët për të zgjidhur konfliktin, por situata është përkeqësua­r, duke qenë se as ata nuk kanë rënë dakord me njëritjetr­in. Pas fyerjeve që kanë shkëmbyer, Ramosaçaj ka qëlluar me armë në drejtim të mikut të tij, por ai u ka shpëtuar plumbave. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10 të qytetit bregdetar, shumë pranë zonës së "Ujit të Ftohtë". Burime nga Policia e Vlorës bënë të ditur se ka qenë një telefonatë që ka vënë në lëvizje efektivët, lidhur me të shtënat me armë. Ato janë dëgjuar rreth orës 11: 40 të paradites së të premtes. Pranë një vendparkim­i, në një pallat në zonën ku ndodhi ngjarja, persona të paidentifi­kuar dyshohet se kanë qëlluar disa herë në drejtim të shtetasit Eneo Greca, 36 vjeç. Burimet nga Policia thanë se Greca ishte drejtuar për tek automjeti i tij tip "Porche Cayene". Disa orë pas ngjarjes, është identifiku­ar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar.

TELEFONATA

Policia ka marrë një telefonatë për të shtëna armësh në këtë zonë, ndërsa ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke vendosur shiritat e perimetrit të sigurisë dhe ka nisur hetimet. Fatmirësis­ht, sipas Policisë, por edhe informacio­neve të siguruara në vendin e ngjarjes, nuk ka pasur viktima apo të lënduar. Ndërkohë, shtetasi Eneo Greca, pasi është hasur me të shtënat e armës, ka telefonuar menjëherë bashkëshor­ten e tij, duke i thënë: "Më qëlluan, shpëtova mjaft mirë". Pas kësaj telefonate, 36- vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur edhe automjetin e tij. Gjithashtu, nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi edhe personi që ka qëlluar me armë, duke mos u identifiku­ar nga Policia.

VENDNGJARJ­A

Forcat e Policisë së Vlorës, pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur tri gëzhoja të lëshuara nga një armë tip pistoletë, si dhe ka bërë të ditur se në automjetin tip "Porche" nuk ka pasur asnjë dëmtim apo shenjë plumbi. Nga hetimet e para, por edhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes nga Policia, dyshohet që autori ka pasur si objektiv drejtuesin e automjetit që është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Shtetasi ndaj të cilit është tentuar të qëllohet, por që fatmirësis­ht nuk e kanë kapur plumbat, pasi është larguar në momentet e para, konfirmohe­t se nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Pasi ka qëndruar për disa orë në "arrati", i dëmtuari është paraqitur vetë në Policinë e Vlorës, duke shpjeguar rrethanat e ngjarjes. Policia ka sekuestrua­r edhe pamje nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes, këqyrja e të cilave ka përforcuar edhe dëshminë e të dëmtuarit, rreth identiteti­t të autorit, por edhe rrethanave se si ka ndodhur ngjarja. Nga verifikime­t paraprake, të kryera nga ana e oficerëve të Policisë, është mësuar edhe konflikti i pronësisë që kanë dy grupe në qytetin e Vlorës, për të cilin kishin ndërhyrë i dëmtuari dhe autori, të cilët më pas u konfliktua­n edhe vetë me njëri- tjetrin, duke qenë se nuk gjetën një gjuhë të përbashkët për ta zgjidhur.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Makina e braktisur, pas të shtënave
Makina e braktisur, pas të shtënave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania