Panorama (Albania)

Kush përfiton nga amnistia, ministrja: Takim me SPAK për lirimet nga burgu

"Për çështjen ' Dokle', patëm një sinjalizim që mund të lirohej. Rasti i Dritan Dajtit është i veçuar, u morën masat më drastike"

- Endrit Dokle Dritan Dajti

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka folur për rritjen e sigurisë në burgje. Në një intervistë për emisionin "Kjo Javë" në "News 24", Gjonaj është shprehur se shumë shpejt do të ketë një takim me drejtuesit e Prokuroris­ë së Posaçme Antikorrup­sion, ( SPAK) për të diskutuar në lidhje me sigurinë e burgjeve dhe personat që duhet të futen në regjimin ' 41- bis'.

Ministrja e Drejtësisë më tej foli edhe për amnistinë, duke theksuar se me ndryshimet që u bënë në Komisionin e Ligjeve, do të jenë 180 personat që do të përfitojnë. "Ndryshimet ligjore të 2019- ës parashikoj­në subjektet që do të hyjnë në ' 41- bis'. Kam lënë për t'u takuar me drejtuesit e SPAK, që të kemi një vendimmarr­je sa më të shpejtë, por edhe me disa institucio­ne të tjera. Në shkurt dalin propozimet e para, duke plotësuar informacio­nin edhe në ato dosje që nuk janë plotësuar tërësisht. ' 41- bis' ka ngjallur interes dhe mbështetje nga ambasadat e SHBA, BE, por edhe nga ambasada britanike jo vetëm për të dhënë ekspertizë­n e zbatimit, por edhe për sa i përket formimit të trupave speciale. Shumë shpejt do të jepen dhe propozimet e para. Situata e burgjeve nuk është se lindi sot me të njëjtën problemati­kë. Sa u përket masave të reja që duhen marrë, është pikërisht një paketë me ndryshime ligjore që qeveria ka përgatitur dhe e ka dorëzuar në Parlament, me qëllim që të përfshihen disa mekanizma për Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë. Për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që mund të pezullohen me vendim të Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë dhe me vendimmarr­je të këshillave", tha Gjonaj.

RASTI ' DOKLE'

Ndërsa për çështjen më të bujshme të ditëve të fundit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Endrit Dokle, ia doli që të lërë qelinë, ministrja Gjonaj theksoi se bëhet fjalë për një vendim që është marrë në kundërshti­m me Kodin Penal. Gjonaj tha se ka kërkuar marrjen e masave nga KLGJ- ja për gjyqtaren që dha vendimin për lirimin me kusht të Dokles. "Për çështjen ' Dokle', ne kemi pasur një sinjalizim dhe më herët nga Drejtoria e Burgjeve dhe e Shërbimit të Provës, ku ka pasur një indicie, të cilën e kemi referuar si shqetësim tek institucio­net e drejtësisë. Ka qenë një indicie që mund të lirohej subjekti. Kur është dhënë vendimi nga gjyqtarja, kam filluar një hetim administra­tiv. Nga verifikimi paraprak që kemi kryer, ka rezultuar se vendimi i gjyqtares është marrë në kundërshti­m me Kodin Penal dhe vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë. U jam drejtuar të gjitha institucio­neve të drejtësisë, edhe KLGJ- së, që të marrë menjëherë masën për pezullimin e gjyqtares, dhe KLP- së e ONM- së, me qëllim që të këtë gjyqtarë apo subjekte të tjera që të përfshihen në mënyrë prioritare për veting. Nuk është rasti i parë. Nëse ka pasur një reagim të fortë nga ana ime, ka qenë pikërisht që këto fenomene të parandaloh­en. Ka pasur raste me të njëjtën gjyqtare e të njëjtën situatë. E njëjta situatë dhe me gjyqtarë të tjerë që kanë dhënë vendime të paligjshme, për të cilat Ministria e Drejtësisë ka dhënë sinjalizim­in, por është kërkuar edhe procedim disiplinor", u shpreh ministrja.

DRITAN DAJTI

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, foli edhe për rastin kur i dënuari tjetër me burgim të përjetshëm, Dritan Dajti, u shoqërua nga Policia për të bërë një vizitë mjekësore jashtë burgut. Sipas Gjonajt, bëhet fjalë për një rast të izoluar dhe se më shumë rëndësi ka reagimi në këtë ngjarje, që, sipas saj, ka qenë shembullor. "Pa dyshim, shqetësimi juaj dhe i qytetarëve dhe reagimet publike janë të mirëkuptua­ra. Është një rast, të paktën për fat të mirë, i veçuar. Jo vetëm nuk mund të përgjithës­ojë veprimin e burgjeve, por duke e konsiderua­r si shkelje të ligjit, edhe nga ata të cilët kanë qenë të përfshirë në

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja, Etilda Gjonaj
Ministrja, Etilda Gjonaj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania