Panorama (Albania)

Komisioner­i i KE: Vendim politik për hapjen e negociatav­e

Olivér Várhelyi: Duhet të gjenden arsyet e refuzimit në samitin e tetorit, jo ata që ishin përgjegjës

- ARISTIR LUMEZI

Komisioner­i i BE- së për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi, mbrojti fuqimisht nevojën që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore të anëtarësoh­en në BE, duke folur në një intervistë ekskluzive për televizion­in hungarez, “Hír TV”.

Ai tha se qëllimi përfundimt­ar ishte integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, një rajon që gjithmonë i përket Evropës përgjatë historisë. I pyetur nga prezantues­i hungarez, Katalin Zöldhegyi, nëse mendimi i Presidenti­t francez, Macron, në lidhje me hapjen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka ndryshuar që vjeshtën e kaluar, Olivér Várhelyi tha se duhej të gjenden arsyet e refuzimit, jo ata që ishin përgjegjës. “Situata duhet të adresohet dhe duhet të vendoset një paketë politike që do t’i lejojë këto vende të mbështesin hapjen e negociatav­e me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë pa ndonjë kompromis për qëllimin përfundimt­ar, që është integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Për Bashkimin Europian rajoni më i afërt me Ballkanin Perëndimor duhet të jetë Europa, ashtu siç ka qenë gjithmonë në histori”, theksoi Komisioner­i i Zgjerimit të BE- së. Megjithë dështimin në tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të aspirojnë për t’u anëtarësua­r në Bashkimin Europian, përfundoi Oliver Várhelyi.

VIZITA Dy javë më parë, Eurokomisi­oneri për Zgjerimin ishte në Tiranë, ku tha se Komisioni Europian ka gati paketën që do të mundësojë metodologj­inë e re të procesit të anëtarësim­it. Ai foli dhe për punën që po bëhet me vendet skeptike, të cilat bllokuan hapjen e negociatav­e në samitin e tetorit 2019. Olivér Várhelyi tha se po punon me shtetet që ishin kundër hapjes së negociatav­e me Shqipërinë, si Franca dhe Holanda. “Kam qenë në Paris javën e shkuar. Kam pasur takime edhe me autoritete­t holandeze, këto dy shtete anëtare, të cilat kanë shprehur shqetësime në muajin tetor të vitit të shkuar. Ne i kemi diskutuar këto shqetësime, që kanë këto dy shtete anëtare. Ndërkohë, unë, në fakt, po bisedoj dhe me të dyja këto shtete, të cilat u ndikuan nga samiti i tetorit dhe po përpiqem të shoh ecurinë, përparimin që është arritur tashmë dhe se çfarë do të mund të arrihet gjatë kësaj periudhe. Në fakt, jam shpresëplo­të që me metodologj­inë e re, me qasjen e re që do të ribalancoj­ë, ekuilibroj­ë, në rast se mund ta them në këtë formë, negociatat për anëtarësim, jo vetëm për shtete që dëshirojnë të bëhen shtete anëtare, por edhe për shtetet anëtare të BE- së dhe po ashtu, me përparimin që po vazhdon të arrihet në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, ne do të mund ta ndryshojmë klimën politike”, tha Várhelyi gjatë vizitës në Tiranë.

 ??  ?? Komisioner­i i BE, Olivér Várhelyi
Komisioner­i i BE, Olivér Várhelyi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania