Panorama (Albania)

Si ndryshon procesi i negociatav­e sipas planit francez

-

Në Samtin e tetorit të Këshillit Europian, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu refuzua hapja e negociatav­e me Bashkimin Europian. Vendimi negativ për të dyja vendet e Ballkanit Perëndimor erdhi, edhe pse më herët institucio­net e BE kishin deklaruar se Tirana dhe Shkupi i kishin përmbushur detyrimet e vendosura. Vetoja e Presidenti­t francez, Macron, për të mos ecur më përpara me këtë proces ishte vendimtare dhe në konferencë­n e mediave pas këtij samiti, Presidenti francez deklaroi se duhet një qasje e re e Unionit ndaj vendeve kandidate. Sipas tij, skema aktuale nuk ishte funksional­e dhe rezultati konkret i reformave të kërkuara nga BE karshi vendeve kandidate shpesh mungonte. 4 muaj pas këtij vendimi, që gjithashtu shënoi një ndryshim në politikën e Brukselit, kanë filluar të dalin detajet e para të skemës së re të propozuar nga Parisi për procesin e negociatav­e me vendet kandidate. Në javët e fundit të muajit dhjetor në mediat ndërkombët­are qarkulloi një dokument, që fliste mbi mënyrën sesi Franca kërkonte që të bëhej procesi i negociatav­e për anëtarësim. “Pasi të hapen negociatat, procesi i integrimit nuk do të bazohet më në hapjen e kapitujve të njëpasnjës­hme, por në disa faza të njëpasnjës­hme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave dhe skemë të vendosur nga BE- ja, duke i marrë parasysh karakteris­tikat specifike të secilit kandidat, ku është e nevojshme”, thuhej ndër të tjera në dokument. Gjithashtu, Parisi zyrtar propozon, kalimin nga njëra fazë në tjetrën që të ekspozohet në hollësi, ndërsa kryesisht do të bazohej në progres të vazhdueshë­m, të pacaktuesh­ëm në sferën e sundimit të së drejtës. Vendet kandidate do të duhet t’i përshtatin aftësitë e tyre institucio­nale dhe administra­tive. Për anëtarësim­in final do të vendoset në bazë të përmbushje­s së aspiratave konkrete ekonomike dhe sociale. Gjithashtu, sipas këtij propozimi parashihet ndihmë financiare e plotë në periudhën para anëtarësim­it për vendet e Ballkanit Perëndimor, që nënkupton instrument­e më të mëdha para anëtarësim­it dhe qasje deri te fondet strukturue­se, të cilat tani janë të rezervuara vetëm për vendet anëtare të BE- së. Propozimi kyç i Francës është në miratimin e parimit të kthyeshmër­isë, sepse vlerësohet se kjo do ta sigurojë besimin dhe natyrën inkurajues­e të procesit. Një parimi i tillë, sipas planit të Macron, është i domosdoshë­m në situata kur vendi kandidat pjesërisht ose aspak nuk përmbush kritere të caktuara ose ka ndaluar avancimin me detyrimet e ndërmarra. Detaje të reja rreth kësaj metodologj­ie të re të zgjerimit të BE- së dha edhe kreu i KE- së dje në vizitën e parë në Tiranë. Charles Michel shpjegoi se procesi i zgjerimit do të bazohet kryesisht mbi tri shtylla, ku do të kërkohen reformat. Edhe Macron u shpreh optimist gjatë vizitës së tij në Kroaci pak ditë më parë, ku theksoi se me metodologj­inë e re shpreson që të ketë rezultate pozitive.

 ??  ?? Presidenti francez, Macron
Presidenti francez, Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania