Panorama (Albania)

Iu bashkua LSI, Gjetani: Nëse ma kërkojnë, e lë mandatin

"Nëse do isha pjesë e bandave , Rama s'do më përjashton­te"

- Shkëlzen Berisha

Deputeti Gjetan Gjetani, që prej 1 viti e gjysmë ishte përjashtua­r nga Partia Socialiste dhe në Parlament ishte me statusin e deputetit të pavarur, ka shpjeguar arsyet e bashkimit të tij me LSI- në.

Në një intervistë për "News 24", Gjetani ka treguar kontaktet me drejtuesen e LSI- së dhe momentin që vendosi që të bashkohej me këtë parti. "Ideja ka lindur pas periudhës së tërmetit, në atë moment kuptova se Rama nuk po reflekton për zonën e Kurbinit në mënyrë absolute. Nuk e kisha vendosur që të kaloja në asnjë parti, qëllimi im ishte që të përfundont­e legjislatu­ra, mandati dhe të merresha me punët e mia private. Por më ka habitur mllefi që ka z. Rama për Kurbinin dhe për qytetarët e Kurbinit. Kjo ishte arseja që unë mendova të bëj një lëvizje, të kaloj në një parti tjetër. Kam komunikuar drejtpërdr­ejt me kryetaren e LSI- së, znj. Monika Kryemadhi, të cilën e falënderoj për besimin, e falënderoj që më bëri pjesë të LSIsë. Nuk kam shkuar te LSI për të marrë premtime", ka treguar Gjetani. Më tej, ai nuk i kursen akuzat në drejtim të Kryeminist­rit Rama, duke thënë se nëse do kishte qenë pjesë e bandave kriminale aktualisht do të ishte pjesë e PS- së. Ai shton se Rama do të mbahet mend si Kryeminist­ri që shkatërroi ekonominë dhe sistemin e drejtësisë. "Në qoftë se do isha pjesë e bandave kriminale, Rama s'do më kishte përjashtua­r, sot do isha deputet i PS- së, i nderuar, i respektuar nga z. Rama. Besoj se Kryeminist­ri Rama do mbahet mend në historinë e kombit shqiptar. E para ka shkatërrua­r ekonominë e vendit, e dyta, ka shkatërrua­r sistemin gjyqësor, kemi një kolaps të sistemit gjyqësor. E treta, në Shqipëri thuajse në çdo bashki kemi nga një bandë kriminale pas vitit 2013", thekson ish- deputeti i PS- së. Zyrtarisht, pjesë e opozitës tashmë, Gjetani shprehet se nuk e ka mbështetur idenë e saj për t'i djegur mandatet, duke e cilësuar si një lëvizje të gabuar. Por, nga ana tjetër, ai shton se nëse kryesia e LSI- së do t'i kërkojë që edhe ai të dalë nga Parlamenti, do e bëjë pa asnjë hezitim. "Për mua kjo lëvizje e opozitës ishte e gabuar, por mbetet në vlerësimin e tyre. Çështja e mandatit tim do diskutohet nga kryesia e LSIsë. Nëse do të ma kërkojnë të dorëzoj mandatin, e bëj", u shpreh Gjetani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania