Panorama (Albania)

Gazment Bardhi: T'ua kthejmë pushtetin vendor qytetarëve

-

Sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, ka vijuar turin e takimeve me bazën demokrate. Dje, numri dy i Partisë Demokratik­e është ndalur në disa takime me demokratët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinë­s. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thekson se tashmë ka ardhur koha që pushteti lokal t'u kthehet qytetarëve dhe jo shërbëtorë­ve të Ramës, siç i quan ai kryebashki­akët e zgjedhur më 30 qershor. Më tej, Bardhi thekson se në takimet me banorët e këtyre zonave, PD- ja merr shumë energji, pasi bëhet fjalë për zona që drejtohen nga kryebashki­akë që nuk kanë mbështetje më të gjerë se 6%, sipas tij. "Banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinë­s janë më të diskriminu­arit dhe më të papërfaqës­uarit. Ata drejtohen nga kryebashki­akë ilegjitimë, të votuar nga vetëm 6 për qind e elektorati­t, si në rastin e Kamzës. Me gjithë presionin, kërcënimet dhe padrejtësi­të, demokratët në Kamzë, Paskuqan, Vorë dhe Rrogozhinë janë në kontakt të vazhdueshë­m me qytetarët, të gatshëm t'i japin Partisë Demokratik­e dhe opozitës energjinë e fitores. Së bashku po punojmë që t'u kthejmë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur, të drejtën për të kërkuar llogari, të drejtën për të shkarkuar Kryeminist­rin dhe kryebashki­akun që nuk mban premtimet. Pushteti vendor duhet t'u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashki­akun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i radhës i pushtetit të kriminaliz­uar të Edi Ramës", shkruan Gazment Bardhi në rrjetet sociale, ku nuk jep shumë detaje në lidhje me aksionin opozitar për ditët dhe javët e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania