Përplasja që çoi në largimin e Gjetanit nga PS

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Deputeti Gjetan Gjetani u largua nga PS- ja në muajin shtator të 2018- ës gjatë një mbledhje të Grupit Parlamenta­r të PS- së, pasi më herët ishte përplasur me ministrin e Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafajn, në lidhje me emërimin e disa drejtuesve të Policisë në Kurbin. Rama e dënoi shumë ashpër këtë ndërhyrje të Gjetanit, duke e konsiderua­r "pocaqi" dhe urdhëroi largimit e menjëhersh­ëm të tij nga grupi socialist. Gjetani, gjatë këtyre kohëve, vijoi të ishte në Parlament me statusin e deputetin të pavarur dhe vetëm dy ditë më parë vendosi që të bashkohej me LSI- në, çka mund ta çojë atë deri edhe në lënien e mandatit, duke iu bashkuar kështu me të drejta të plota opozitës së bashkuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.