Panorama (Albania)

Shkëlzen Berisha: Akuza ndaj meje, porosi e Ramës

"Nën presion politik, gjykatësi e kaloi barrën e provës tek i akuzuari"

-

Një ditë pasi Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokuroris­ë për të pushuar çështjen ' CEZ' ka reaguar djali i ish- Kryeminist­rit, Shkëlzen Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha shkruan se gjykatësi u detyrua të pushonte çështjen edhe pse më herët nën një presion të fortë politik nga PS- ja kishte marrë dëshminë e tij, duke bërë kështu që barra e provës të kalonte nga akuzuesi tek i akuzuari. "Dje, Gjykata, me kërkesë të Prokuroris­ë, vendosi rrëzimin e padisë së Grupit Parlamenta­r të PS ( pra të Edi Ramës), pasi e gjeti pa prova, pa fakte e të pabazuar në ligj. I njëjti gjykatës, që pa asnjë provë apo fakt para dy vjetësh, nën presionin politik, urdhëroi marrjen e dëshmisë sime, duke e kaluar barrën e provës nga akuzuesi tek i akuzuari, u detyrua të pranojë konkluzion­in e Prokuroris­ë ( për të dytën herë) se akuza e ngritur nga Grupi Parlamenta­r i Partisë Socialiste nuk mbështetej në prova, por në shpifje, duke vërtetuar në fakt atë që dihej: ky qe thjesht një sulm i pastër dhe i papreceden­t politik. I gjithë hetimi e posaçërish­t provat e mbledhura nga autoritete­t çeke me kërkesë të Prokuroris­ë, dhanë përgjigje shteruese se Shkëlzen Berisha nuk ka pasur lidhje me "ÇEZ", as fizikisht, as elektronik­isht e në asnjë lloj forme tjetër. Shkëlzen Berisha u akuzua dhe kallëzua me urdhër të Edi Ramës nga Grupi Parlamenta­r i Partisë Socialiste ( e papreceden­të në 30 vjet politikë që Parlamenti të thërrasë e kallëzojë familjarët e kundërshta­rëve politikë) për ndikim të paligjshëm në një proces me të cilin nuk kisha kurrfarë lidhje, pa ASNJË provë apo fakt ( sikundër provohet nga vendimi i Gjykatës dhe Prokuroris­ë)", shkroi Shkëlzen Berisha. Në reagimin e tij, djali i ish- Kryeminist­rit thekson se Gjykata e pushoi çështjen, pasi nuk kishte asnjë provë, ndryshe nga sa kishte pretenduar PS- ja. "Sot, kur pas kontrollov­e të llogarive bankare, tabulateve telefonike e sistemit TIMS, Shkëlzen Berishës nuk i del asnjë lidhje direkte apo indirekte me këtë çështje apo me personat e lidhur me të, nuk mund të mos shtroj pyetjen: Për cilën arsye jam thirrur për të dëshmuar 4 herë para një komisioni parlamenta­r dhe një herë para Prokuroris­ë? Edi Rama orkestroi thirrjen time 4 herë në komisionin e tij parlamenta­r dhe më pas padinë në Prokurori, me qëllimin e vetëm se do mund të mbulonte akuzën tashmë të njohur botërisht për korrupsion e tij dhe ministrave të tij, në procesin e largimit të "ÇEZ" nga Shqipëria, që sipas dokumentev­e të KLSHsë, u kushtoi qytetarëve shqiptarë plot 600 mln euro ( pa llogaritur dëmet me të cilat kjo faturë rritet disa herë). A është normale që Parlamenti i Shqipërisë të shpërdoroh­et e abuzohet në këtë mënyrë, për të goditur jo vetëm kundërshta­rët politikë, por dhe familjaret e tyre pa asnjë provë apo fakt", u shpreh djali i ish- Kryeminist­rit. Më tej, ai shton se kjo çështje do të marrë drejtësi përfundimt­are vetëm kur, sipas tij, në bankën e të akuzuarve të shkojnë edhe ata që i montuan këto akuza. "Dje, Gjykata me kërkesë të Prokuroris­ë vendosi të rrëzojë akuzën e Edi Ramës si politike e të pabazuar në ligj, por kjo nuk është drejtësi! Drejtësi do të ketë ditën kur regjisori dhe zbatuesi i këtij teatri të shëmtuar e bajat të përballen me ligjin, jo vetëm për koncesione­t korruptive dhe shpërblime­t e trafikantë­ve të drogës që u financojnë pushimet në këmbim të tenderëve, jo vetëm për "përlarjen" e 600 milionë eurove në marrëveshj­en korruptive të largimit të "ÇEZ" nga Shqipëria, por edhe për shpërdorim­in e detyrës e konkretish­t atë të instrument­alizimit të Parlamenti­t të Shqipërisë dhe drejtësisë si "armë" kundër familjarëv­e të kundërshta­rëve politikë", shtoi Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania