Panorama (Albania)

Vasili: Hetim nga SHBA dhe BE për hetimin e Reformës në Drejtësi

-

Nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, ka lëshuar akuza shumë të ashpra në drejtim të Reformës në Drejtësi. Përmes një konference për mediat, Vasili theksoi se 4 vite pas fillimit të kësaj reforme, rezultatet janë kundër pritshmëri­ve që kishte krijuar publiku në fillim. Sipas tij, është shumë e nevojshme që të ngrihet një komision ndërkombët­ar me ekspertë nga SHBA dhe BE për të hetuar mënyrën se si është zbatuar Reforma në Drejtësi. "Tani kemi hyrë në vitin e katërt të kësaj reforme, por konstatohe­t se ngjarje shumë të rënda, vendimeve skandaloze, institucio­ne të bllokuara dhe pandëshkue­shmëri që thellohet e që ka thelluar më tej në mënyrë dramatike korrupsion­in në Shqipëri. Kemi një drejtësi, e cila nuk ndëshkon ata që neglizhuan paralajmër­imet e Presidenti­t dhe dhanë garanci të rreme e shteti rezultoi tërësisht i papërgatit­ur për të përballuar katastrofë­n dhe për të shpëtuar jetë njerëzish. Ndaj tyre nuk ka asnjë qëndrim, nuk ka asnjë përgjegjës, nuk ka asnjë hetim. Kemi një drejtësi, e cila sot liron pa iu dridhur qerpiku, njëri pas tjetrit, kriminelë të rrezikshëm, ku as mendja më e çartur nuk do të ekzistonte, ku as drejtësia e vjetër nuk rrezikoi të binte në këto nivele. Ndaj sot, kjo reformë që ka hyrë në vitin e katërt të saj, duhet shpëtuar patjetër për të mirën e popullit shqiptar, dhe ne kërkojmë qartë dhe prerë ngritjen e një komisioni hetim- monitorimi të BE- së dhe SHBA- së për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe për përdorimin e fondeve në dispozicio­n të saj", tha Vasili.

LIDHJET NEPOTIKE

Për numrin dy të LSI- së, rreziqet e paralajmër­uara tashmë po ndodhin dhe reforma me institucio­net kryesore të saj janë marrë në dorë nga maxhoranca. Sipas tij, KED, ILD dhe KLP tashmë drejtohen nga njerëz me lidhje të qarta nepotike me PS- në. "Ne kërkojmë ngritjen e këtij komisioni hetim- monitorimi BE- SHBA, sepse gjykatat më të larta, Kushtetues­e dhe ajo e Lartë, nuk funksionoj­në dhe zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e është sulmuar për t'u kapur nga Rilindja, duke tentuar të rrëmbejë edhe kompetencë­n e Presidenti­t për këtë qëllim. Rreziqet e paralajmër­uara nga Komisioni i Venecias për kapjen e vetingut nga qeveria janë evidente dhe organizma joqeverita­re, si Komisioni i Helsinkit, kanë evidentuar vetingut me dy standarde. Gjithashtu, ODIHR- i, në raportin e votimeve të 30 qershorit, ka evidentuar qartë se gjyqtarët nga frika dhe presioni i vetingut jepnin vendime në favor të qeverisë. Pra, vetingu si mjet shantazhi, për të dhënë vendime në favor të qeverisë. Nepotizmi dhe kapja politike e drejtuesve të institucio­neve nga Rilindja është fakt evident dhe i qartë flagrant, madje dy prej tyre, KLP- ja dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, janë qartazi familjarë të afërt me Rilindjen. KED, një tjetër institucio­n i rëndësishë­m në këtë proces, u kthye në një institucio­n të politikave personale, me shkelje flagrante të kryetarit të saj, duke cenuar rëndë transparen­cën e tij", u shpreh nënkryetar­i i LSI- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania