Panorama (Albania)

Trafikuan 1.2 tonë kokainë nga Karaibet në Greqi, goditet grupi i shqiptarëv­e

Sasia rekord e drogës me destinacio­n Europën u sekuestrua gjatë një operacioni të DEA- s amerikane, Policisë greke dhe asaj shqiptare

-

Një sasi rekord kokaine, rreth 1.2 tonë, e nisur nga Amerika e Jugut, është sekuestrua­r mëngjesin e djeshëm gjatë një operacioni të menaxhuar nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës në Greqi.

Mediat greke shkruanin dje se gjatë këtij megaoperac­ioni është goditur një organizatë kriminale që transporto­nte sistematik­isht sasi të konsiderue­shme të kokainës nga Karaibet në Europë dhe Afrikën e Veriut, duke përdorur rrugët detare. Sipas së përditshme­s greke “Kathimerin­i”, kjo është një nga çështjet më të mëdha të trajtuara nga Drejtoria e Antidrogës dhe paraprihet nga një hetim sistematik 6- mujor, në bashkëpuni­m me zyrën e DEA të Ambasadës së SHBA në Athinë dhe autoritete­t e Policisë shqiptare dhe spanjolle. Gjithashtu, është zhvilluar edhe një bashkëpuni­m ndërsektor­ial me SDOE të Ministrisë së Financave dhe Divizionit të Prokuroris­ë për Lëndët Narkotike dhe trafikim - Garda Bregdetare Greke. Një operacion që u zhvillua në Astakos Aitoloakar­nania dhe u sekuestrua­n 1.2 tonë kokainë nga Shën Vincent, në Karaibe, e fshehur në një kontejner banesash që ishte marrë me qira.

TRAFIKANTE­T Tetë persona u arrestuan në operacione paralele të organizuar­a në Kallithea, Ilion, Pagrati dhe Nea Smyrni, shumica e të cilëve janë shtetas shqiptarë. Të gjithë ata janë arrestuar në të kaluarën për çështje droge, sulme të armatosura të Policisë, grabitje të armatosur, falsifikim­e dhe vepra të tjera penale. Ky rast trafikimi, sipas mediave greke, përfshin edhe 9 persona të tjerë, për të cilët po zhvillohen hetime dhe operacione gjurmuese, si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë saj, me agjencitë partnere. Hetimet e deritanish­me tregojnë se organizata kriminale ka mbledhur të ardhura të paligjshme me një vlerë që e kalon shumën e 50 milionë eurove. SI FUNKSIONON­TE

GRUPI Siç zbulohet nga hetimi, menaxherët e organizatë­s kriminale janë rezidentë të përhershëm jashtë Greqisë dhe në veçanti në një vend europian, nga ku drejtojnë veprimin e anëtarëve të tjerë në të gjitha fazat e veprimtari­së së tyre kriminale, nga gjetja e anijeve e deri te transporti­mi i drogës nga Karaibet. Atje është vendi ku sigurohet droga, përzierësi­t, përpunimi, derisa arrihet të bëhet gati që ngarkesa të niset për në destinacio­nin përfundimt­are që janë vendet europiane dhe afrikane veriperënd­imore.

ROLET E ANETAREVE

Sipas Policisë, në hetimet paralele të kryera në Spanjë dhe Shqipëri, janë identifiku­ar anëtarët e tjerë të organizatë­s kriminale dhe rolet e tyre të dallueshme, siç janë: Një shtetas i huaj dhe i paidentifi­kuar me origjinë arabe, banor i Spanjës, që vepron si drejtues i organizatë­s kriminale; një bashkëpunë­tor i huaj i drejtpërdr­ejtë i drejtuesit të mësipërm, i cili ishte përgjegjës për kontrollin dhe trajtimin e detajeve dhe procedurav­e të transporti­t të drogës, të tilla si gjetja e një anije me vela, ekuipazhi dhe koordinimi i transporti­t; shtetas të huaj, banorët e përhershëm të Ballkanit dhe një 28- vjeçar, si asistentë të drejtpërdr­ejtë të ngarkuar për shlyerjen e parave të dërgesave të drogës dhe përpunimin e pagesave; një shtetas i huaj që ishte përgjegjës, si për pranimin e furnizuesv­e të drogës në Amerikën Latine, edhe për transporti­n ( ekuipazhin) dhe dërgimin e sasive të tyre për anëtarët e tjerë të organizatë­s; Një shtetas i huaj, i cili ishte përgjegjës për marrjen e drogës në Greqi dhe shpërndarj­en e saj më tej në vendet europiane, në një rol koordinues, duke qëndruar në kontakt të drejtpërdr­ejtë me anëtarët kryesorë të organizatë­s në Spanjë; Një shtetas, i cili, në bashkëpuni­m me dy të huaj të tjerë dhe një person të paidentifi­kuar, ishte përgjegjës për transporti­n e sigurt të drogës, marrjen e masave të sigurisë dhe mbikëqyrje­s gjatë kryerjes së kontakteve dhe aktivitete­ve të organizatë­s kriminale; Një shtetas i huaj 30- vjeçar, me banim në Spanjë, që ofron siguri dhe mbikëqyrje në takimet e anëtarit të lartë të organizatë­s me anëtarët e tjerë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania