Panorama (Albania)

Vrasja në “Astir”, autori i dyshuar lihet në burg: U nisa për të pirë kafe

Sipas deklarimev­e të Dishit, ngjarja ka ardhur pas një sherri të momentit, ndërsa ka treguar se dy vite më parë është marrë peng

-

Dishi ka pranuar ngjarjen para hetuesve, duke thënë se është ofenduar nga viktima dhe se atë ditë kishte shkuar me idenë për të pirë kafe me të. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se Dishi nuk ka folur para Gjykatës, e cila pasi dëgjoi të dyja palët, caktoi ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg", pa afat, deri në përfundim të hetimeve. Prokuroria e Tiranës, pretendon se ka provuar me prova shkencore autorësinë e vrasjes, duke paraqitur para Gjykatës një sërë provash për të mbështetur kërkesën e saj për burg pa afat.

PENGMARRJA

Më shumë se dy vite më parë, siç edhe ka deklaruar vetë para hetuesve, Noel Dishi është marrë peng në qytetin e Durrësit nga disa persona, të cilët edhe i kanë vënë gjobë. Dishi është liruar më pas në Vorë nga këta persona, për të cilët është regjistrua­r edhe procedim penal që aktualisht është duke u hetuar nga Prokuroria e Durrësit. Ditën e ngjarjes, Dishi ka qenë në Prokurorin­ë e Durrësit, ku janë duke u kryer veprime të tjera hetimore, pasi u kaluan aktet nga ish- Prokuroria për Krime të Rënda. Sipas pretendime­ve të të riut, ai ka thënë se mendonte se kjo çështje është mbyllur dhe se më herët, ai kishte mbyllur edhe situatën me personat që e kishin marrë peng. Ndërkohë, në mbrëmje ka lënë takim me Tafçiun, me të cilin kanë pasur një debat të çastit, ku sipas tij, ai e ka ofenduar dhe thënë se do t'ia bënte me keq se ç'ia kanë bërë, duke iu referuar pengmarrje­s. I arrestuari nuk pretendon se ngjarjet kanë lidhje me njëratjetr­ën, por se vrasja e 20 janarit, kishte ndodhur nga një sherr i momentit dhe ai nuk kishte duruar.

NGJARJA

Mbrëmjen e 20 janarit, viktima Vilson Tafçiu ka qenë duke pirë kafe me disa persona në një nga lokalet më të frekuentua­ra në zonën e "Astirit", ku sipas dëshmisë së Dishit ishte duke shkuar edhe ai. Rreth orës 20: 30, në rrethana ende të paqarta, ata kanë debatuar në një rrugë pranë lokalit, ku Dishi ka qëlluar disa herë me armë në gjoks Vilson Tafçiun duke e lënë atë të vdekur në vend. Pas kësaj, ai është arratisur, dhe për dy ditë ka qëndruar në një hotel në Kavajë. Ndërkohë që Policia e kishte shpallur në kërkim dhe kishte shkuar në disa ambiente të bënte kontrolle për të, 29vjeçari u dorëzua këtë të enjte. "Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbullua­ra, rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M. P., 29 vjeç, në orën 20: 30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën "Dhaskal Todri", në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin V. T.", njoftoi Policia disa ditë më parë.

VETËDORËZI­MI

Për vetëdorëzi­min e tij, me Policinë e Tiranës kanë bashkëpunu­ar edhe familjarët e Dishit. Ndërkohë që Policia tha se kishte zbardhur ngjarjen me prova ligjore. "Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprer­a në dhjetëra objekte, banesa, hotele dhe godina të braktisura, informacio­neve të grumbullua­ra dhe si rezultat i bashkëpuni­mit me familjarët, para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M. P., 29 vjeç", bëri të ditur Polica në një njoftim të dytë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile vendimit të Gjykatës për Elton Sakon
Faksimile vendimit të Gjykatës për Elton Sakon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania