Panorama (Albania)

Grabiti bizhuteri, ekstradohe­t 37- vjeçari nga Gjermania

Sako është dënuar nga Krimet e Rënda me 9 vite burg për grabitje

-

Policia njoftoi dje se Elton Sako, i dënuar për grabitje me dhunë, është arrestuar dhe ekstraduar nga Gjermania. Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i tij ka ardhur falë shkëmbimit të informacio­nit me Interpol Tirana dhe autoritete­ve Policore gjermane. "Kapet në Gjermani dhe ekstradohe­t drejt Shqipërisë, 37- vjeçari i dënuar me 9 vite burg. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Elton Sako, 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 9 vite burg, për veprën penale ' Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpuni­m'. Shtetasi Elton Sako, në bashkëpuni­m me shtetasit S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., në rrugën ' Qemal Stafa', ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar, kanë vjedhur një sasi bizhuteris­h. Falë informacio­neve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit për vendndodhj­en e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacio­nit mes Interpol Tirana dhe Policisë Gjermane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 37- vjeçarit, me qëllim ekstradimi­n drejt vendit tonë", njoftoi Policia këtë të shtunë.

NGJARJA

Tre të rinj me maska dhe armë janë futur për të grabitur një banesë në Tiranë, duke terrorizua­r një vajzë 13- vjeçare që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes. Një prej autorëve ka mbajtur vajzën, duke i mbyllur gojën me duar dhe e ka kërcënuar më armë që të mos bërtiste, ndërsa dy të tjerët kanë vjedhur bizhuterit­ë e të ëmës së saj, që ndodheshin në dhomën e gjumit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 janarit 2012, në banesën private të Veledin Brahimit, që ndodhet pranë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, në Tiranë. Burime zyrtare nga Policia e kryeqyteti­t thanë në atë kohë se, duke përdorur metodat speciale të hetimit, ishte bërë e mundur identifiki­mi dhe arrestimi i dy prej autorëve, ndërsa bashkëpunë­tori tjetër i tyre është shpallur në kërkim. Kështu, në atë kohë në pranga u vunë Serxho Muho, 23 vjeç dhe Luan Maçi, 27 vjeç, ky i fundit i dënuar më parë për "Armëmbajtj­e pa leje". Ndërsa u shpall në kërkim 28vjeçari Elton Sako, i cili gjithashtu ka marrë pjesë në grabitje. Policia tha se në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r disa prej bizhuteriv­e të vjedhura, si dhe një shumë prej 13 mijë lekësh të rinj, që kishin përfituar nga shitja e një varëseje dhe një unazeje floriri, që kishin grabitur.

GRABITJA

Rreth orës 18: 30, Veledin Brahimi ka dalë nga shtëpia e tij, në rrugën "Qemal Stafa", në Tiranë, bashkë me pjesëtarët e tjetër të familjes, tre të rinj, që sipas Policisë kanë qenë duke "vëzhguar" lëvizjet e tij, kanë nisur të vënë në zbatim planin për t'i grabitur shtëpinë. Grabitësit kanë qenë në dijeni se vajza 13- vjeçare e Brahimit ndodhej vetëm në shtëpi, pasi ajo kishte mbyllur derën në momentin kur familjarët e saj kanë dalë. E megjithatë, ata kanë vazhduar planin e tyre, duke trokitur në derë, të cilën e ka hapur vajza që ndodhej në shtëpi. Menjëherë sapo ajo ka hapur derën, njëri nga grabitësit, e ka kapur në krahë duke i mbyllur gojën me dorë, në mënyrë që të mos bërtiste për të kërkuar ndihmë. Ndërsa me dorën tjetër, e ka kërcënuar me pistoletë, duke ia drejtuar në kokë. Dy bashkëpunë­torët e tij janë drejtuar në dhomën e gjumit, të prindërve të 13- vjeçares dhe kanë marrë të gjitha bizhuterit­ë që ndodheshin aty e më pas janë larguar. Sapo janë larguar grabitësit, vajza e terrorizua­r ka telefonuar prindërit e më pas është lajmëruar edhe Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania