Panorama (Albania)

PROCEDURAT DHE SKEMAT E KOMPENSIMI­T TË PRONARËVE

-

Prioriteti i mënyrave të kompensimi­t përcaktohe­t sipas rendit të mëposhtëm:

a) kompensim fizik në ish- pronën e subjektit të shpronësua­r; b) kompensim fizik nga fondi i tokës; c) kompensim financiar.

Kompensimi fizik në pronën e njohur

ATP- ja fillon procedurën e kompensimi­t, duke i dhënë përparësi kompensimi­t fizik në pronën e subjektit të shpronësua­r. Vetëm në rastet kur kjo nuk është e mundur, ATP- ja kalon në format e tjera të kompensimi­t. Kur prona konsideroh­et e zënë, në kuptim të ligjit nr. 133/ 2015, ATP- ja nuk procedon me kompensim fizik mbi këtë pronë, por me një nga mënyrat e tjera të kompensimi­t.

Kompensim financiar dhe kompensim fizik

Në të gjitha rastet kur subjekti nuk përfiton kompensim fizik, sipas shkronjës “a”, të pikës 16/ 2, dhe ka një vendim përfundimt­ar, të vlerësuar financiari­sht, përfiton kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimi­t, deri në 20 % të vlerës totale të kompensimi­t financiar, por jo më shumë se 10 000 000 ( dhjetë milionë) lekë, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr. 133/ 2015, dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar kompensohe­t fizikisht nga fondi i tokës. Në shpërndarj­en e fondit të tokës, ATP- ja udhëhiqet nga kriteri i përzgjedhj­es së pronës gjeografik­isht më pranë pronës së njohur për kompensim. ATP- ja kryen kompensimi­n financiar vetëm kur nuk është i mundur kompensimi fizik në ish- pronën e subjektit të shpronësua­r.

Ankandi

Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimt­ar, i cili ka njohur të drejtën për kompensim pavarësish­t rendit kronologji­k, kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand, nëse ata shprehin vullnetin me anë të kërkesës për të përfituar kompensim fizik nga fondi i tokës.

Kompensimi fizik me fondin e tokës

ATP- ja procedon me kompensim sipas parashikim­eve të këtij kreu, vetëm pasi ka përfunduar procedurat e kompensimi­t fizik mbi pronën e njohur dhe subjekti nuk ka bërë aplikim për ankand. Subjektet mund të paraqesin kërkesë për t’u trajtuar me kompensim fizik nga fondi i tokës. Kriteri për shpërndarj­en e fondit të tokës për kompensim fizik është që ATP- ja të përzgjedhë pronën gjeografik­isht më pranë pronës së njohur për kompensim.

Kompensimi financiar

ATP- ja kryen kompensimi­n financiar të subjektit pasi janë ezauruar të gjitha mundësitë sipas rendit të përcaktuar dhe kur nuk janë paraqitur kërkesa të veçanta sipas krerëve IV e V, të këtij vendimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania