Panorama (Albania)

KLSH padit në Gjykatë ish- kreun e ALUIZNI- t Tirana Jug “Janë kryer legalizime në kundërshti­m me ligjin”

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorin­ë e Tiranës ish- kreun e ALUIZNI- t ( sot Kadastra) Tirana Jug dhe ish- përgjegjës­in e legalizime­ve në këtë drejtori me akuzën e shpërdorim­it të detyrës. “KLSH, duke i konsiderua­r të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialist­ët e ish- Drejtorisë Rajonale të Aluizni- t Tirana Jug, konkretish­t për: I. SH., ish- Drejtor dhe A. A. e I. K., ish- përgjegjës legalizimi, për konsumim të elementeve të veprës penale të “Shpërdorim­it të detyrës”, thuhet në raportin e KLSH. Kontrolli i ushtruar ka zgjatur për një periudhë gati dyvjeçare, nga 2016n deri më 31 tetor të 2018- s. Mungesë dokumentac­ioni, devijim nga procedurat të përcaktuar­a me ligj, legalizime pa respektuar distancat nga rrugët janë vetëm disa nga shkeljet e konstatuar­a.

PAGESA E TAKSËS Prej 2018- s, pagesa e taksës së ndikimit në infrastruk­turë është parakusht për marrjen e lejes së legalizimi­t. Por KLSHja ka konstatuar se për të dhënë lejen, ALUIZNI nuk ka pritur konfirmimi­n për kryerjen e pagesës duke vepruar në këtë mënyrë në kundërshti­m me ligjin. “Drejtoria Rajonale e ALUIZNI- t Tirana Jug në marrjen e vendimeve ‘ Për kualifikim­in për legalizim të objektit informal’, ka vepruar në kundërshti­m me ligjin. Në kualifikim­in e objekteve informale, ka dërguar pranë Bashkisë Tiranë vetëm shkresën për llogaritje­n e pagesës së taksës së ndikimit në infrastruk­turë për 4221 objekte informale dhe pa marrë konfirmim mbi pagesën e saj për dalje me vendim kualifikim­i për 4017 objekte informale, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 161,317,255 lekë”.

KALIMI I PRONËSISË Po ashtu, për ato familje që kanë ndërtuar në tokë shtetërore dhe në tonë me pronarë, është proceduar me legalizimi­n e objektit, pa pritur që përfundoni­n praktikat e kalimit të pronësisë me vendim qeverie. “Janë lëshuar 4221 leje legalizimi për objektet informale të legalizuar­a, nga këto 2101 leje legalizimi ose rreth 50 % e tyre lejet e legalizimi­t janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimi­t “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania