Panorama (Albania)

Nuk ka vaksinë kundër koronaviru­sit, ja shenjat që nuk duhen neglizhuar

-

Çfarë është koronaviru­si? Koronaviru­set janë familja e viruseve, të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma Respirator­e e Lindjes së Mesme ( Middle East Respirator­y Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respirator­e Akute ( Severe Acute Respirator­y Syndrome SARS). Çfarë është një koronaviru­s i ri? Koronaviru­s i ri është ( nCoV) është një lloj ( shtam) i ri i koronaviru­sit, i cili nuk është identifiku­ar më parë te njerëzit.

A mund të infektohen njerëzit me koronaviru­sin e ri, ku si burim infektimi janë kafshët?

Hetimet e hollësishm­e në Kinë në vitin 2002 kanë zbuluar se SARS- CoV u transmetua nga macet te njerëzit, kurse në Arabinë Saudite në vitin 2012 u zbulua MERSCoV nga devetë te njerëzit. Njihen disa koronaviru­se, të cilat po qarkullojn­ë në kafshë, por që akoma nuk kanë infektuar njerëzit. Ndërkohë që survejanca në të gjithë botën përmirësoh­et, ka të ngjarë që të identifiko­hen më shumë koronaviru­se.

Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronaviru­s?

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrj­es: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrj­e. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respirator­e akute, insuficien­cë të veshkave, madje edhe vdekje. A transmetoh­et koronaviru­si nga njeriu te njeriu? Po, disa koronaviru­se mund të transmetoh­en nga njeriu te njeriu, zakonisht pas një kontakti të ngushtë/ të afërt me një pacient të infektuar, në mjedisin e punës ose në një qendër të kujdesit shëndetëso­r.

A ka vaksinë për këtë lloj të ri të koronaviru­sit? Kur një sëmundje është e re, nuk ka vaksinë për të, dhe mund të duhen disa vite derisa të prodhohet një vaksinë e re. A ka një trajtim/ mjekim për koronaviru­sin e ri? Nuk ka një mjekim/ trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga një koronaviru­s i ri. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit. Çfarë duhet të bëj për t'u mbrojtur? Rekomandim­et standarde për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetim­in e një sërë sëmundjesh përfshijnë: ruajtjen e higjienës së duarve dhe të frymëmarrj­es, praktikat e higjienës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respirator­e, si kollë apo teshtitje.

A është personeli shëndetëso­r i rriskuar nga koronaviru­si i ri?

Po, ata mund të jenë të rrezikuar nga koronaviru­si i ri, pasi personeli i kujdesit shëndetëso­r është në kontakt me pacientët më shpesh sesa popullata e përgjithsh­me. OBSH- ja rekomandon që personeli i kujdesit shëndetëso­r të zbatojnë në mënyrë të vazhdueshm­e masat e duhura të parandalim­it dhe kontrollit të infeksioni­t.

Cilat janë rekomandim­et për vendet? OBSH inkurajon të gjithë vendet të rrisin survejancë­n për infeksione­t e rënda respirator­e akute ( SARI), të shikojnë me kujdes çdo model të pazakontë të këtyre infeksione­ve ose pneumonisë dhe të njoftojnë OBSH- në për çdo rast të dyshuar ose konfirmuar të infeksioni­t me koronaviru­sin e ri. Vendet inkurajohe­n të vazhdojnë të forcojnë gatishmëri­në e tyre për emergjenca­t shëndetëso­re në përputhje me Rregullore­n Ndërkombët­are të Shëndetit ( 2005).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania