Panorama (Albania)

Erdogan: Askush s’do mbetet i uritur apo në qiell të hapur

-

- Presidenti Recep Tayip Erdogan anuloi planet e tij në Stamboll, ku duhej të ishte ditën e djeshme, për të shkuar në vatrën e tërmetit, Elazig, aty ku punojnë ekipet e kërkimshpë­timit. Kreu i shtetit, ishte pjesë e ceremonisë së varrimit të dy prej viktimave të tërmetit, që e konsideroi një provë për Turqinë. “Po bëjmë gjithçka mundemi si shtet dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Përpjekjet tona në të gjitha vendet e shpëtimit, do të vazhdojnë”, tha Erdogan, duke siguruar se qendrat e rehabiliti­mit po sigurohen që askush të mos mbetet i uritur apo në qiell të hapur. Mbi 72 ndërtesa të larta janë shembur në dy provincat më të prekura nga tërmeti shkatërrim­tar, Elazig dhe Malatya, sipas ministrit të Mjedisit, Murat Kurum. Qindra banorë kanë mbetur të pastrehë. Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësiv­e dhe Emergjenca­ve bëri me dije se ekipe të shumta shpëtimi dhe dronë po përdoren për të vëzhguar lagjet e dëmtuara, me qëllim për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit. “Shpresa jonë e madhe është që numri i viktimave të mos rritet”, u shpreh kryetari i Parlamenti­t, Mustafa Sentop.

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllim­et për gjithë familjarët, të cilët humbën njerëzit e tyre në tërmetin shkatërrue­s që goditi Turqinë, duke lënë pas viktima dhe dëme të shumta. Me një shënim në faqen e tij në “Facebook”, Meta shkruan se “Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik. Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, u shpreh ngushëllim­et më të ndjera familjarëv­e e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidenti­t Recep Tayyip Erdoðan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!”, shkruan Meta. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përmes një mesazhi, ka shprehur sot ngushëllim­e për familjet e viktimave nga tërmeti në Turqi, për popullin turk dhe Presidenti­n Recep Tayyip Erdoðan. Ruçi shprehu ngushëllim­e për popullin turk dhe për Presidenti­n Erdogan shpreh dhimbje dhe solidarite­t. “Ngushëlloj­më dhe ndajmë dhimbjen me popullin turk dhe familjet e viktimave. Mbështetje, kurajë e shërim të shpejtë të lënduarve. Mbështetje e solidarite­t Presidenti­t Erdogan. Goditjet e natyrës përballohe­n bashkërish­t”, shprehet Ruçi. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, shprehu ngushëllim­et më të thella për viktimat e tërmetit në Turqi, i cili ka shkaktuar, deri tani, mbi 22 vikti

 ??  ?? Erdogan zbarkon në Elazig
Erdogan zbarkon në Elazig

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania