Panorama (Albania)

“Autorët e infektuar, Agolli ritheksoi Hoxhën pas Plenumit”

"Me Nexhmijen i kishte punët mirë", fjalët e ish- Sekretarit të Rinisë: Pse Enveri e mendonte Ramizin si trashëgimt­ar

-

"Ramiz Alia ishte i ri, ishte nga ata njerëz që nuk ishin pjesë e ndonjë klani apo grupi. Me Nexhmijen i kishte punët mirë, pra i gjithë sfondi ishte i leverdissh­ëm për të. Ai i pastroi të gjithë sektorët, duke na hequr ne e duke sjellë punëtorë, në mënyrë që Ramizi ta kishte punën më të lehtë

për gjithçka që për çdo rast t'i linte gjërat gati".

Përpara se e gjithë kjo të ndodhte ( si qetësia përpara furtunës), vendin e përfshiu një periudhë katër- pesëvjeçar­e entuziazmi: një dritare e përkohshme e hapur për shpirtin e lirë krijues. Për një çast, u mendua se gjithçka ishte e mundur, vigjilenca po binte, Europa ishte sërish afër. Për artistët pamorë, eksperimen­timi mbi "izmat" ishte përveçse i mundshëm, edhe i përkrahur. Në një vështrim nga larg, ato nuk ishin vepra kundër, por thjesht vepra ndryshe... ndryshe në strukturë e sidomos në formë. Pjesa më e madhe e tyre nuk përbënin në vetvete revolucion­e estetike, por të përqendrua­ra në një hark kohor minimal ( 4- 5- vjeçar), ato befasojnë për forcën dhe guximin e propozuar përtej të zakonshmes. Për shkrimtarë­t, poetët, kompozitor­ët, muzikantët, qoftë dhe dashamirës­it e artit, ky ishte fillimi i një epoke të re, që prezantohe­j si një kushëri i largët i diktaturës së proletaria­tit. Realizmi i ri kishte filluar të merrte formë në të gjitha fushat e artit, çka dëshmon edhe njëherë se ky "liberalizë­m ngjitës" ishte thjesht nevoja për liri, strukur brenda çdo shpirti krijues.

Të mendosh se kjo ishte e rastësishm­e, apo pakujdesi e sistemit, është sa naive dhe e papranuesh­me për cilindo që kupton strukturën dhe mendësinë e megamakinë­s totalitare. Si e tillë mbetet të kuptohet që kjo ishte e qëllimshme: krijimi i një atmosfere liberale, ku censura është e përgjumur dhe autocensur­a në kufijtë e të padobishme­s. E gjithë kjo që "armiqtë" të mund të identifiko­heshin më mirë, ndërsa dhuna të ishte më eficiente dhe jetëgjatë. Siç shprehej A. Mero: "Hoxha ndërtonte taktikat e thurte rrjetat. Kur e shikonte të udhës, lëshonte pak pe, bënte sondazhe, maste pulset e pastaj i fuste peshqit në rrjetë... Ai vetë ishte autor i të gjithave. Ai nuk mund të lejonte që "pranvera e shkurtër" e Shqipërisë të ' 70-' 71- shit të kthehej në furtunë për pushtetin".

M. Velo, një nga viktimat e kohës, kujton se: "Emri i tij u citua… ky ishte vetëm fillimi. Ata që kanë jetuar në atë kohë të egër e njohin mirë shkallëzim­in e ankthit, ritmin e rënies së njeriut, shpresat që këputen njëra pas tjetrës, gjersa vjen koha e zbrazët, e vdekur, përpara goditjes fatale… ( dhe më pas) Ti sheh diktaturën të të arrestojë, të të torturojë, të të marrë lirinë, të të djegë veprat, të të poshtërojë, të të shpallë armik të njerëzve dhe ti të mos kesh të drejtë të reagosh. Është një vuajtje që pulson në ajër." Edhe për ata krijues që "prisnin" jashtë, rezervohej një "fat" i ngjashëm. Siç shton Kadare: "Ankthet, frika, tmerri politik, ishin të së njëjtës natyrë, madje mund të thuhet se qëllonte që në stinë të veçanta terrori, ankthet ndiheshin më shumë jashtë se brenda".

Disiplinë dhe kontroll pra, pasi siç do të shpjegojë vetë Enver Hoxha, nga ky procesi bëhet "... edukimi dhe kalitja revolucion­are e krijuesve, luftohet intelektua­lizmi e megalomani­a, indiferent­izmi dhe sedra borgjeze, mendimet e gabuara ' se ne jemi mbi të tjerët', ne ' jemi të lirë të krijojmë ç'të duam dhe kur të duam', jashtë çdo kërkese e disipline shoqërore, jashtë çdo kontrolli, jashtë çdo norme".

Disiplinë dhe kontroll, pasi askush s'duhet të jetë mbi të tjerët dhe askush nuk është i lirë të krijojë çfarë të dojë. Arti nuk është as perceptim personal estetik i realitetit e as çështje shijesh… sidomos çështje shijesh, pasi sipas Hoxhës: "Çështja e shijeve nuk është një çështje thjesht personale e individëve, për të cilën gjëja as që mund të diskutohet... shijet tona në thelbin e vet janë krejtësish­t të kundërta me ato borgjezo- revizionis­te. Shija jonë komuniste është e mbrujtur me idealin revolucion­ar, me thjeshtësi­në proletare, me ndjenjat e larta fisnike, me virtyte morale të pastra".

Shteti komunist i Enver Hoxhës nisi të tregonte forcën e vet. Një dëshmi e qartë se asgjë nuk do ndryshonte... dhe askush të mos shpresonte. Gjithçka do të ishte shije e perceptim estetik i imponuar, një jetë e kontrollua­r në çdo çast e për më të padisplinu­arit burgosje, internime, qarkullime në kantiere në "fund të botës" e një ankth mbytës, që nuk përfundont­e kurrë.

Në fund, të gjithë u dorëzuan. Edhe artistët. Fillimisht ulën kokat në shenjë pendese, pastaj bënë autokritik­ë. Pas disa muajsh më të sakrifikue­shmit u burgosën, për t'u bërë shembull për të tjerët që ishin jashtë. Një pjesë u "qarkulluan", dhe atje larg prisnin të devotshëm të rikthehesh­in aty ku gjërat kishin rëndësi. Ata që mbetën, vrapuan të shpallnin në shtyp besnikërin­ë e tyre ndaj "vijës së Partisë". Të ngrinin zërin në mbledhje për partishmër­inë e tyre e nëse kjo nuk mjaftonte, të dilnin edhe dëshmitarë për njëri- tjetrin. Ndërsa shteti "rrinte e shikonte". Stimulonte një klimë ku artistët shisnin shoshoqin, digjnin apo fshihnin punët, e ku çdokush kishte frikë se çfarë thoshte e se kujt ia thoshte. Reprezalja vazhdoi me muaj a vite, sipas rastit, pasi shteti sa herë dukej se ishte harruar "mesazhi", burgoste a riburgoste ndonjë artist përkohësis­ht të "harruar".

Artistët u mbyllën në vetvete. "Manipulime­t moderniste" u harruan, ndërsa pozicioni i artistit u ripërkufiz­ua dhe njëherë. Dritëro Agolli i ripërcakto­i ata si: "... njerëz politikë, përçues të vijës së Partisë përmes letërsisë dhe artit në masat e gjera të popullit. Prandaj, çdonjëri nga ne duhet të jetë si roja në kufi, për të mos lejuar të hyjë kontraband­ë ndonjë ndikim i huaj". Në misionin e tyre të ri, përkufizua­r nga Hoxha si "njësi të mëdha e të çelikta", artistët nisën vetëcensur­imin ekstrem. Dogjën punimet që mund t'i komprometo­nin, reduktuan në minimum bisedat mes tyre, kthyen skematizmi­n dhe realizmin një pasion në vetvete, ndërsa një pjesë tjetër u distancuan në ndonjë repart a sektor skajor, ku vëmendja e shtetit dukej sadopak e largët.

Si përfundim, disa brenda e shumë jashtë, disa në ekspozita e shumë larg tyre, të gjithë bashkë, prisnin... prisnin që realiteti socialist të merrte sadopak ngjasime njerëzore, duke bashkëjetu­ar si mundnin me ankthin e së përditshme­s.

 ??  ?? Enver e Nexhmije Hoxha me Ramiz Alinë dhe Hekuran Isain
Enver e Nexhmije Hoxha me Ramiz Alinë dhe Hekuran Isain
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania