Panorama (Albania)

Skënderbeu djeg Flamurtari­n, paqe në Vllaznia- Laçi

Barazim pa gola në "Loro Boriçi", sot kulmon superndesh­ja e javës Kukësi- Partizani

- TIRANE

Skënderbeu­n e nderon një vlonjat për të mundur Flamurtari­n në minutat e fundit të ndeshjes.

Në Shkodër, Vllaznia ndahet në barazim pa gola me Laçin. Sot, në 19: 00, kulmon superndesh­ja e javës mes Kukësit dhe Partizanit, e cila do të luhet në stadiumin e ri kombëtar "Air Albania Stadium". Tirana do të presë Luftëtarin në orën 16: 00 në "Selman Stërmasi" dhe Teuta do të presë në Durrës Bylisin, po në 16: 00.

SKËNDERBEU­FLAMURTARI

Ka mjaftuar një gol i Dejvi Bregut, që skuadra e drejtuar nga Ilir Daja të merrte 3 pikët e radhës në Superiore dhe shkon në kuotën e 27 pikëve, vetëm një më pak se Teuta, Partizani e Laçi. Me këtë realizim, Bregu shkon në kuotën e pesë golave personalë. Flamurtari, edhe pse bën një paraqitje të pranueshme dhe deridiku pozitive për vetë situatën aktuale, i mungojnë dukshëm cilësitë për të ndëshkuar kundërshta­rin dhe vijon të endet në fund të tabelës. Skënderbeu ka motivimin e duhur pas triumfit me Partizanin, ndërsa Flamurtari vijon të provojë të pamundurën në një kampionat me "një mijë e një" probleme. Ndeshja është e qetë dhe me shumë gabime në pasim, që e ulin ritmin. Tentativa e parë e Flamurtari­t do të jetë me Nebihun në të dhjetën minutë, por lehtë në duart e Moçkës. Në të 28- ën, Imami kroson bukur, por në qendër Krasniqi nuk e devijon dot dhe sfera shkon në të djathtë te Ndeki, i cili gjuan në pozicion të prirët. Sfera kalon të gjithë pasqyrën e portës dhe përfundon jashtë. Pjesa e parë mbyllet pa ndonjë rrezik në të dyja portat dhe me rrjetat e paprekura, 0- 0. Terreni rëndohet dhe e ul shumë ritmin, por korçarët tentojnë gjatë gjithë kohës që të krijojnë rrezik. Rastin e parë të rrezikshëm e kanë miqtë me Nebihun, por gjuajtja e tij me kokë shkon jashtë kuadratit. Më tej, në të ' 70- ën është Krasniqi që merr një pasim në zonë, rrotullohe­t bukur dhe gjuan, por i pafat sepse sfera përplaset në traversë. Në të ' 84- ën, sërish Krasniqi përballë

Moçkës, por këtë herë nuk e gjen saktë kuadratin me një devijim të lehtë. Kur ndeshja kronometro­n minutat e fundit, është sërish Skënderbeu që rrezikon me Gripshin nga e majta, që afrohet deri në hyrje të zonës në vijën fundore, pason Krasniqin fare pranë portës në qendër, i cili gjuan dhe gjen sërish traversën. Aty pranë është Bregu, që e shtyn drejt rrjetës dhe feston shumë, edhe pse është një ish në këtë takim dhe sapo ka ndëshkuar qytetin e tij të origjinës. Skënderbeu merr 6 pikë në start të 2020- ës, ndërsa Flamurtari duhet të kënaqet vetëm me grimca loje dhe paraqitjen dinjitoze të ekipit në fushë, pasi vendi i fundit me vetëm 6 barazime është tashmë një vulë që zgjat...

VLLAZNIA- LAÇI

Është mbyllur në barazim 0- 0 sfida mes Vllaznisë dhe

Laçit e vlefshme për javën e 19- të të Kategorisë Superiore. Një rezultat i drejtë, për në mënyra se si të dyja skuadra luajtën. Në pjesën e parë, loja ishte e vakët, duke prodhuar pak mundësi shënimi, ndërkohë që në fragmentin e dytë, si Vllaznia ashtu dhe Laçi, provuan ta fitonin takimin, por pa sukses. Nuk mungoi as tensioni për një penallti të pretenduar nga shkodranët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania