Panorama (Albania)

Eksperimen­ti dështon, Barcelona e Setienit thyhet nga Valencia

-

Shprehjet e bukura me Krojfin dhe Guardiolën, dëshira për të bërë "Tiki- taka" dhe për të komanduar lojën, janë thjesht fjalë. Barcelona e Kike Setienit kapitullon kundër Valencias dhe humbet 2- 0. Me Mesin të izoluar në sulm dhe me mbrojtjen e brishtë, rezultati mund të ishte më i thellë, por e shpëtoi Ter Shtegen.

Super- Ter Shtegen - Pjesa e parë e ndeshjes Valencia- Barcelona mund të kishte përfunduar 3- 0 në favor të vendësve, por ja që në portën e ekipit katalanas është një superporti­er. Mark Andre Ter Shtegen u bë shpëtimtar­i i skuadrës së Kike Setienit, me një penallti të pritur dhe 3- 4 raste të mira të Valencias. Katalanasi­t kishin zbritur 3- 5- 2 në fushën e lojës dhe strategjia për qarkullimi­n e topit nuk kishte ndryshuar. Problemi ishte që qarkullimi ishte shterpë dhe nuk solli raste të rrezikshme në portën e Domenek. Krejt ndryshe panorama në krahun tjetër, ku Valencia qëndronte e ngjeshur mirë në mesfushë dhe me pak pasime dilte në sulm, duke përhapur rrezik. Në minutën e 12- të, Pike shkaktoi një penallti, por Maksi Gomez ndalet nga portieri Ter Shtegen. Mbrojtësi i Barcelonës rrezikon autogolin, por i vjen sërish në ndihmë portieri gjerman. Ky i fundit bëhet hero kur ndal një tjetër goditje të Gameiros dhe më vonë i vjen në ndihmë shtylla. Situata ishte alarmante për Barcelonën, e cila nuk rrezikoi kurrë portën e Barcelonës.

"Hakmarrja" - Kambanat e alarmit kishin rënë dhe gjithçka u konfirmua në fillimin e pjesës së dytë. Maksi Gomez, i rebeluar për humbjen e penalltisë, kërkon hakmarrje dhe goditja e tij e fortë devijohet nga Hordi Alba për t'u ndalur në rrjetë. Gol i merituar i Valencias, që kontrolloi lojën në çdo moment. Katalanasi­t bënë goditjen e parë me De Jongun, por Domenek nuk u surprizua në asnjë moment. Goli fatal për Barcelonën erdhi në minutën e 77- të dhe mbante firmën e Gomezit. Zëvendësim­et nuk sollën asgjë të re në fushë dhe Barça rrezikon që të humbasë kreun, nëse Reali nuk humbet ditën e sotme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania