Panorama (Albania)

Koronaviru­si, ja çfarë duhet të bëni për t’u mbrojtur

-

KKa shkuar në 41 numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë si pasojë e koronaviru­sit. Përhapja me shpejtësi e këtij virusi, por edhe pasojat fatale të tij, kanë vënë në alert edhe Ministrinë e Shëndetësi­së, e cila ka njoftuar masat e ndërmarra për të mos lejuar depërtimin e tij në vendin tonë. Ndërsa vihet në dukje se Shqipëria është vend me rrezikshmë­ri të ulët për t'u prekur nga koronaviru­si i ri i identifiku­ar në Ëuhan, Kinë, ku strukturat përkatëse janë vënë në lëvizje për të parandalua­r përhapjen e tij. "Në zbatim të rekomandim­eve të OBSHsë, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgat­itore, për t'u mbrojtur nga depërtimi i koronaviru­sit të ri, edhe pse duhet theksuar se, sipas OBSH, jemi në kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e transmetim­it nga njeriu te njeriu. Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësi­së, Instituti i Shëndetit Publik duhet të përforcojë survejancë­n e infeksione­ve të rënda respirator­e akute në bashkëpuni­m me të gjitha spitalet e vendit. Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizim­in e rastit, udhëzimet për survejancë­n, hetimin epidemiolo­gjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregullore­n Ndërkombët­are të Shëndetit", thuhet në njoftim. Po sipas urdhrit të ministres, strukturat përgjegjës­e të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencë­s për reagimin ndaj infeksione­ve virale, sipas shkallës së rrezikshmë­risë. APELI I AMBASADORI­T Dje ka reaguar edhe ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja. Nëpërmjet një postimi në "Facebook", Belortaja u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë, që të anulojnë vizitat në Kinë, pas përhapjes së koronaviru­sit, i cili ka marrë deri më tani 41 jetë njerëzish. "Të dashur miq e bashkëkomb­ës, kudo ku jeni. Siç e dini, Kina po kalon një situatë dramatike. Koronaviru­si jo vetëm po merr jetë njerëzish, por, për shkak të potenciali­t të një rreziku në përmasa që mund të imagjinohe­n, po shtrëngon autoritete­t të zbatojnë masa super të rrepta për frenimin e epidemisë, si mbyllje e transporti­t, superkontr­oll i lëvizjes së njerëzve, anulim i festimeve e grumbullim­eve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrë­s Wuhan, ku virusi shpërtheu dhe beteja është përqendrua­r. Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potenciali­n e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSH dhe që potenciali­sht mund të agravojë në ditët në vijim. Autoritete­t dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht. Këshilloj fort që derisa situata të merret plotësisht nën kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën t'i shtyni për më vonë! Ju lutem, informohun­i sa më mirë e binduni vetë para se t'i hyni një situate me shumë rrezik nga virusi, por edhe të papritur për shkak të kontrollev­e të pazakonshm­e", shkruan ambasadori shqiptar në Kinë. MBI KORONOVIRU­SIN Sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, koronaviru­set ( CoV) janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje, duke filluar nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda siç janë Sindroma Respirator­e e Lindjes së Mesme ( MERS- CoV). Një koronaviru­s i ri ( nCoV) është një lloj i ri që nuk është identifiku­ar më parë te njerëzit. Koronaviru­set transmetoh­en midis kafshëve dhe njerëzve. Shenjat e zakonshme të infeksioni­t përfshijnë simptoma të frymëmarrj­es, ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrj­e. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë akute të frymëmarrj­es, insuficien­cë renale, madje edhe vdekje. Rekomandim­et standarde për të parandalua­r përhapjen e infeksioni­t përfshijnë larjen e rregullt të duarve, mbulimin e gojës dhe hundës kur kollitet dhe teshtini, shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që tregon simptoma të sëmundjes së frymëmarrj­es si kollitja dhe teshtitja.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja Nuk ka vaksinë për koronaviru­sin. Për të ndihmuar në parandalim­in e një infeksioni koronaviru­s, bëni të njëjtat gjëra që bëni për të shmangur ftohjen e zakonshme:
• Lani duart tërësisht me sapun dhe ujë të ngrohtë. • Mbajini duart dhe gishtat larg syve, hundës dhe gojës. • Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që janë të infektuar. • Bëni shumë pushim. • Pini lëngje. • Mos u jepni aspirinë fëmijëve, në vend të kësaj përdorni ibuprofen.
Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja Nuk ka vaksinë për koronaviru­sin. Për të ndihmuar në parandalim­in e një infeksioni koronaviru­s, bëni të njëjtat gjëra që bëni për të shmangur ftohjen e zakonshme: • Lani duart tërësisht me sapun dhe ujë të ngrohtë. • Mbajini duart dhe gishtat larg syve, hundës dhe gojës. • Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që janë të infektuar. • Bëni shumë pushim. • Pini lëngje. • Mos u jepni aspirinë fëmijëve, në vend të kësaj përdorni ibuprofen.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania